Kryeministri Isa Mustafa tha se protesta më së paku i ngjau titullit për çka ishte thirrur.
Kryeministri Isa Mustafa thotë se protesta e sotme në kryeqytet më së paku i përshtatej motos së protestës. Tha se me Jabllanovic bashkëpunoi edhe Blloku, pjesë e të cilit ishin LDK, AAK, NISMA dhe VV.
Kryeministri Isa Mustafa tha se protesta më së paku i ngjau titullit për çka ishte thirrur.
„Vetë kërkesat të cilat u shfaqën sot në protestë, fjalimet, sjellja e protestuesve, flet se më së paku protesta i ngjau motës së paralajmëruar. Këtu u kërku që të shkarkohet Qeveria“, ripërsëriti Mustafa.
Tha se Qeverisë që ai udhëheqë nuk iu dhanë as 100 ditë për të dëshmuar vetën.
„Dhuna nuk është e arsyeshme, të gjitha këto parti politike kanë pranuar rezultatet e zgjedhjeve, kanë hyrë në Parlament dhe tani për 45 ditë të Qeverisë kërkojnë shkarkimin e Qeverisë. Ne s’na është dhënë as një ditë, qysh ditën e parë jemi përball me kërcënime“, tha Mustafa
Sa i përket ministrit Aleksandër Jabllanovic, Mustafa tha se janë serbët ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre, dhe se po të duhej djegur qyteti për deklarata verbale s’do të mbetej shtëpi në këmbë.
Sipas tij Jabllanovic nuk lindi nga koalicioni në mes të PDK’së dhe LDK’së dhe se me të ka bashkëpunuar edhe Blloku, pjesë e të cilit ishte VV, AAK dhe NISMA.
Tha se Jabllanovic më gjatë ishte në koalicion me Bllokun se me Qeverinë aktuale, e cila sipas tij ka vetëm 45 ditë punë.
„Jabllanovici nuk ka lindur prej që ne kemi bërë këtë koalicion me PDK’në dhe që kemi formuar këtë qeveri. Me Jabllanovicin ne kemi bashkëpunuar për nja pesë muaj si Bllok ku kanë qenë edhe Aleanca edhe Nisma e pas disa muajsh edhe Vetëvendosje. Nëse Jabllanovici ka qenë pjesë e një koalicioni atëherë ai më gjatë ka qenë pjesë e atij koalicioni se sa e këtij koalicioni. Ai koalicion ka punuar pesë muaj, gjërë e gjatë. Edhe atëherë është konsideruar se qeveria nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e Listës Serbe. Bile disa njerëz që sot po dalin e po flasin kundër tij e kanë pasur shok për krye kreje dhe i kanë bërë nderime më të mëdha se sa që ai ka merituar“, tha ai.
Në emisionin “Debat” në RTK kryeministri Mustafa tha se arsyeja për protestë ishte shkarkimi i Jabllanoviqit dhe ligji për Trepçën.
“Në protestë u kërkua që të shkarkohet komplet Qeveria. Kjo nuk është e arsyeshme sepse të gjitha partitë politike kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve prandaj asnjë arsye nuk ka për shkarkimin e Qeverisë”, tha Mustafa.
Sipas tij, një deklaratë e një individi që të shkatërrohet pronat dhe sheshi.
“E as sheshi e as policia nuk janë pronë e Jabllanoviqit”, tha ai.
Mustafës tha se disa njerëz nga partitë opozitare që sot po flasin kundër Jabllanoviqit e kanë pasur shok dhe i kanë bërë nderime më shumë se sa që e ka merituar.