Derisa gjatë tërë ditës në qendër të Prishtinës pat protesta që eskaloi me dhunë, kundër Qeverisë së Kosovës, në mbrëmje stacioni i autobusëve është përplot me qytetarë.
Ata hipin në autobusë që shkojnë në Beograd për të ikur nga Kosova për në vendet perëndimore.
KosovaPress ishte në vendin e ngjarjes në momentin kur tre autobusë të stërmbushur me qytetarë u nisën nga Prishtina për në Beograd.
Një dëshmitar që ishte në vendin e ngjarjes ka thënë se edhe dy autobusë janë nisur më herët për në Beograd ndërkaq natën e kaluar janë nisur katër.
Përveç kësaj nëpër autobusë nuk ka vend dhe se shumica detyrohen të rrinë në këmbë sepse biletat për në Beograd shiten shumë më herët.