Banorët e Lagjes së Trimave kthehen në shtëpitë e tyre

Banorët e Lagjes së Trimave kthehen në shtëpitë e tyre

(E plotësuar) Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë kanë filluar të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Shumë emocione ka nëpër fytyrat e banorëve të kësaj lagje.
Kanë shpërthyer në lot ata banorë që gjetën shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara.
Gëzhoja plumbash e gjak nëpër rrugë, kjo është pasqyra e Lagjes se Trimave, pasi nga aty është larguar me policia.
Lagja është në terr, pasi që largpërçuesi është dëmtuar nga granatimet e policisë.

Gjatë tërheqjes nga Kumanova, policia ka marr me veti edhe 14 trupat e shqiptarëve të armatosurve që, u përleshen ditë më parë me forcat policore. Qeveria ka paralajmëruar personat e shtëpive që u janë shkaktuar dëme gjatë aksionit të policisë, do tu jepen kompensim financiar pas përfundimit të vlerësimit.

14 persona të grupit të armatosur janë vrarë kurse nga policia 8 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë janë vrarë dhe 37 të tjerë kanë ngelur të plagosur, gjatë konfrontimit në mes policisë dhe personave të armatosur në lagjen e trimave në Kumanove, kështu kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ivo Kotevski, në një konferencë për media, tha se grupi i armatosur është udhëhequr nga 5 persona kryesor, tre prej të cilëve janë dorëzuar. Në mesin e të dorëzuarve nuk bën pjesë Mirsad Ndrecaj – NATO, ndërsa të gjithë pjesëtarët e përfshirë në këtë konflikt kanë qenë pjesë e Brigadës 113 të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, beri të ditur Kotevski.

Ai shtoi se “Janë dorëzuar rreth 30 persona të tjerë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë armë. Duke pasur parasysh se gjatë kësaj kohë e kanë sulmuar policinë kanë pasur snajper, bomba dhe topa dore” njoftoi Kotevski. /RTKLive.com

Nga bora bllokohet Dibra, s’ka rrymë më shumë se 10 orë

Nga bora bllokohet Dibra, s’ka rrymë më shumë se 10 orë

Dëbora e madhe dhe mungesa e rrymës elektrike më shumë se 10 orë kanë bllokuar lëvizjen dhe jetën normale të  qytetarëve të Dibrës. Ky qytet me mbi 10 mijë banorë mbetet i bllokuar tërësisht.

Mbrëmë rreth orës 22:00, banorë dibran kanë raportuar se  është ndërprer rryma elektrike deri në këto çaste dhe janë  bllokuar  gjithë akset rrugore për në periferi të Dibrës
Drejtuesit e pushtetit vendor dhe komuniteti i zonës po ndihmojnë  maksimalishtë që të dilet nga kjo situatë e vështirë.

/zhurnal.mk

Bllokohet rruga Shkup-Veles, anulohen edhe fluturimet në aeroportin e Shkupit

Bllokohet rruga Shkup-Veles, anulohen edhe fluturimet në aeroportin e Shkupit

Një kamion i përmbysur në rrugën Shkup – Veles para tunelin në Katllanëve ka bllokuar këtë aks rrugor mbërmjen e sotme, duke shkaktuar një kolonë makinash prej rreth 5 kilometrave.

Ndalesa për mjetet e rënda ka në akset Mavrov-Dibër-Strugë, Tetov=Kodra e Diellit, Strugë – Qafë Thanë, si dhe në disa rrugë regjionale të zonës së Tetovës dhe Gostivarit.

Ndërkohë, për shkak të rreshjeve të borës fluturimet dhe aterimet në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” sot janë anuluar.

Sipas informatave në ueb faqen e aeroportit, fluturimet e parapara sot nga Shkupi për Dubai, Cyrih, Stamboll dhe Londër janë anuluar.

Ndërsa një pjesë e aterimeve për në Shkup nga Cyrihu, Stambolli, Brukseli dhe Baseli janë orientuar drejt aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

/albeu.com/

Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e Hekurudhave të Maqedonisë

Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e Hekurudhave të Maqedonisë

Grupi i hakerave “Kosovo Cyber Elite’s” ka hakuar faqen e Hekurudhave dhe të Transportit të Maqedonisë.

Në faqe nuk shfaqen më informacione që kanë të bëjnë me ministrinë, por shfaqet emri i grupit dhe shqiponja dykrenare shqiptare, transmeton Zhurnal.

Ndërsa, edhe në sfond dëgjohet një këngë me nota patriotike shqiptare.

/albeu.com/