Një kamion i përmbysur në rrugën Shkup – Veles para tunelin në Katllanëve ka bllokuar këtë aks rrugor mbërmjen e sotme, duke shkaktuar një kolonë makinash prej rreth 5 kilometrave.

Ndalesa për mjetet e rënda ka në akset Mavrov-Dibër-Strugë, Tetov=Kodra e Diellit, Strugë – Qafë Thanë, si dhe në disa rrugë regjionale të zonës së Tetovës dhe Gostivarit.

Ndërkohë, për shkak të rreshjeve të borës fluturimet dhe aterimet në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” sot janë anuluar.

Sipas informatave në ueb faqen e aeroportit, fluturimet e parapara sot nga Shkupi për Dubai, Cyrih, Stamboll dhe Londër janë anuluar.

Ndërsa një pjesë e aterimeve për në Shkup nga Cyrihu, Stambolli, Brukseli dhe Baseli janë orientuar drejt aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

/albeu.com/