Ja të mirat që na sjellin mandarinat

 Mandarinat janë të shijshme dhe rrallëkush nuk i do ato. Por, a e dini se ato ofrojnë më shumë se një shije të mirë gjatë ngrënies? Kjo frutë agrume ka përfitime të shumta shëndetësore – ajo redukton rrezikun nga kanceri, promovon humbjen e peshës…
 
Mandarinat mund ta ulin rrezikun nga kanceri

Mandarinat mund ta ulin rrezikun nga kanceri i mëlçisë. Shkencëtarët në Universitetin e Kyotos kanë zbuluar se njerëzit me hepatit viral kronik mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë, nëse pinë lëng të mandarinës së freskët. Gjatë studimit njëvjeçar, 30 pjesëmarrës të cilët kishin hepatit viral konsumuan pije që përmbante lëng mandarine në baza ditore dhe në fund nuk kishin asnjë shenjë kanceri të mëlçisë. Ndryshe nga ata, në mesin e 45 pjesëmarrësve të cilët nuk pinë lëng të mandarinës, 8.9 për qind e tyre zhvilluan kancer të mëlçisë.
 
Mandarinat janë burim i mirë i vitaminës C

Mandarinat mund t’ju japin deri në 80 për qind të sasisë ditore të nevojshme të vitaminës C. Vitamina C është e dobishme në shumë mënyra, për shembull për t’i luftuar radikalet e lira. Këto janë molekula të paçiftëzuara të elektroneve të cilat e kërkojnë çiftin e tyre duke “vjedhur” elektronet nga radikalet e lira të qëndrueshme. Kjo shkakton një reaksion zinxhir, pra tranzicion të radikaleve të qëndrueshme në radikale të lira të paqëndrueshme, gjë që në fund mund të rezultojë në dëmtime fizike, si dëmtimet e proteinave dhe dëmtimit e ADN-së. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e këtij reaksioni zinxhir dhe në ndalimin e dëmtimit, dhe kjo, ndër të tjerash, forcon imunitetin.
 
Mandarinat ndikojnë në kolesterinë

Antioksidantët në mandarinë mund t’i ulin nivelet e kolesterinës “së keqe”. Ato e bëjnë këtë duke luftuar radikalet e lira të cilat e oksidojnë kolesterinën, dhe kështu ai lehtësisht mblidhet në muret e arterieve. Nëse kolesterina akumulohet, gjaku lëviz ngadalë në arterie, gjë që mund të rrisë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, goditjes në tru, sëmundjeve në zemrës dhe sëmundjeve të mëlçisë, përcjell koha.net.
 
Mandarinat ndihmojnë të humbni peshë

Mandarinat janë një burim i fibrave dietike, me madje 3 gramë fibra në 100 g. Konsumimi i rregullt i fibrave ndihmon të ndiheni të ngopur më gjatë. Në përgjithësi, fëmijët dhe të rriturit duhet të marrin rreth 20 gramë fibra në ditë. Megjithatë, mund të keni nevojë për më shumë, në varësi nga sasia e kalorive që konsumoni. Për shembull, meshkujt dhe adoleshentët mund të kenë nevojë të konsumojë rreth 30-35 gramë fibra në ditë. Ngrënia e mandarinave e përmbush këtë nevojë të përditshme.

Lexo me shume nga kjo kategori…

Si ndikon çokollata në performancën tuaj?

Këto janë lajme të mira për të dashuruarit me çokollatat: ngrënia e tyre ka ndikim pozitiv në performancën konjiktive sipas studimit të ri. Performanca konjiktive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve...

mehr lesen