Ekstradohet në Itali shqiptar i akuzuar për terrorizëm

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë shtetasin Alban Elezi, banues në Kavajë. Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhërin e arrestit për 38-vjeçarin për vepra penale të lidhura me terrorizmin. Procedimi penal në Itali ka filluar në lidhje me një organizatë kriminale terroriste e cila rekrutonte luftëtarë. Ndërkohë, është kryer ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë i shtetasit Artur Beqo, banues në Fier, pasi gjykata e këtij rrethi, në maj të vitit 2013, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të mashtrimit. Në muajin nëntor të vitit 2008, 49-vjeçari i ka marrë borxh 100.000 dollarë shtetasit me iniciale L.R. duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më. / Top Channel

Lexo me shume nga kjo kategori…