19.11.2016 Dardania Eventnight – Club Rubirosa – Oberhausen

19.11.2016 Dardania Eventnight – Club Rubirosa – Oberhausen

19.11.2016 – Dardania Eventnight – Club Rubirosa – Oberhausen

 

facebook

Centro-Promenade 23
46047 Oberhausen

DARDANIA EVENT NIGHT – ALBANISCHE PARTY

CLUB RUBIROSA

EJANI SHIPET E DARDANIS TE FESTOJM SE BASHKU! START 23.00 UHR TO 05.00 UHR

 

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

Mustafa: Kufijtë janë caktuar kur është çliruar Kosova

Mustafa: Kufijtë janë caktuar kur është çliruar Kosova

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikëve të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi duke përsëritur se kufijtë e njohur nga arena ndërkombëtare janë kufijtë e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror dhe ka bërë thirrje të mos helmohet opinioni politik me deklarata sipas orekseve politike.

“Ne mund ta helmojmë opinionin me lloj lloj “argumente”, mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti nuk do të ketë. Janë këta kufij që i njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar.” thekson Kryeministri Mustafa në një postim në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Kufiri me Malin e Zi është ai në të cilin ka ndërhyrë Aleanca Veriatlantike në krye me SHBA-të, i definuar në Marrëveshjen e Kumanovës, i “vizatuar” me Planin e Ahtisarit, i respektuar me Planin Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe me Planin Zhvillimor të Komunës së Pejës.Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare nuk ka përcaktuar kufij të rinj, ka respektuar kufijtë në të cilët kemi shpallur pavarësinë. 

Prandaj , garat me harta dhe me dokumentacion kadastral, ndërmjet Komisionit Shtetëror dhe disa ekspertëve që kanë marrë bajrakun për të treguar se cilët duhet të jenë kufijtë e Kosovës e humbin rëndësinë. Kufijtë për Kosovën janë caktuar kur është çliruar Kosova dhe kur është shpallur pavarësia. Nuk caktohen sot, as në mbledhjen e 1 Shtatorit.  Ne mund ta helmojmë opinionin me llojlloj “argumente”, mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti nuk do të ketë. 

Janë këta kufij që i njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar. Në deklaratat tona munda ta zgjerojmë Kosovën sipas orekseve dhe kuteve politike, por realiteti është se kufijtë ndërkombëtar nuk janë vullnet i vetëm një pale. Janë vullnet i dy palëve, i cili në rastin tonë është nënshkruar në nivel qeveritar, dhe vullnet i atyre që na kanë ndihmuar të çlirohemi, ta shpallim pavarësinë dhe po na përkrahin në shtetndërtim.  Ne duhet të ndihemi të nderuar dhe të respektuar që me çështjet tona merret edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

SHBA nuk i kanë borxh Kosovës, ne u kemi borxh Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për gjithë atë që e bënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës përfshirë edhe viktimat njerëzore të tyre. Asnjëri nga deputetët dhe ne qeveritarët nuk është aq i ri sa mos të kujtojë kohën e luftës dhe apelin që të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare. /RTKLive.com

Pamje të forcave malazeze te Kulla e Zhlepit, shqiptarët nuk lejohen të ngjitën në bjeshkë

Pamje të forcave malazeze te Kulla e Zhlepit, shqiptarët nuk lejohen të ngjitën në bjeshkë

Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, sot ia kanë mësyrë për të vizituar pronat dhe bjeshkët te Kulla e Zhlepit, por ata janë ndaluar nga forcat të shumta policore të Malit të Zi.

“Ne qytetaret e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, qe i kemi pronat dhe bjeshkët tona te Kulla e Zhlepit, sot përderisa ishim duke shkuar për te vizituar bjeshkën dhe varrezat e të parëve tanë, u ndaluam në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi”, thuhet në një komunikatë nga përfaqësues të Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme!

Sipas tyre, kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasiqë ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

auto 1a9209e3 efac 4756 b617 f7c1fc66bb811470832519

 

 

“Ne në shenjë proteste bllokum rrugën kryesore për orë të tëra, shprehem pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit. Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti  ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje”, përfundon komunikata e tyre./BS//Botasot.info

auto 0bdfb515 95ad 49f8 9dae db3d2bd3c2ec1470832527

Lëshohet gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit

Lëshohet gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit

(E plotësuar) – Media njofton se sapo është lëshuar gaz lotsjellës në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme ku po diskutohej për kalimin e Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

Gazi është lëshuar nga deputetët e opozitës në momentin kur po pritej të votohej kalimi I këtij projektligji nga ky Komision për në seancën e Kuvendit.

Të gjithë e kanë lëshuar sallën në pamundësi të qëndrimit aty.

850x636 gaz5 690x3801470735929

Gazi në Kuvend

Foto galeri

Mobilizohet opozita tek Komisioni për Punë të Jashtme, kundërshton demarkacionin

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nga Komisioni i Punëve të Jashtme, ka kthyer në tryezë edhe anëtarët nga opozita.

Ky projektligj sot ka marrë vëmendjen edhe të deputetëve tjerë që nuk janë anëtarë të këtij Komisioni. Të pranishëm aty ishin edhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Driton Çaushi, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj dhe Shapi Muja.

Debat i nxehtë po bëhet nga ana e anëtarëve të Komisionit. Madje nuk kanë munguar as fyerjet për njëri tjetrin.

Puhie Demaku e Vetëvendosjes, anëtare e këtij Komisioni, tha se Qeveria edhe përkundër kundërshtimit të demarkacionit ka insistuar ta sjell këtë projektligj në Komision. Ky projektligj duhet të hidhet poshtë. Nëse ne e kalojmë këtë projektligj atëherë ne Komisioni bëhemi bashkëpjesëmarrës në këtë krim. Tryeza e 3 gushtit nëse ne jemi serioz si shtet nuk guxojmë të mbajmë tryeza me ekspert që tregojnë se demarkacioni është i gabuar, nuk guxojmë ne si anëtarë të këtij Komisioni të kalojmë një tryezë pa i marrë parasysh rekomandimet. Ky projektligj duhet t’i kthehet qeverisë dhe mos të lejoni që të jemi bashkëpjesëmarrës në krim.”, tha Demaku.

Edhe Zafir Berisha nga Nisma, anëtarë i këtij Komisioni, tha se deputetët e Kuvendit nuk duhet të ndihen komod kur në pikëpyetje është territori i Kosovës, sidomos pasi është dëshmuar se Komisioni Meha ka bërë gabime. “Tryeza e 3 gushtit ka qenë përmbledhje e argumenteve dhe mendoj se rekomandimet e tryezës Komisioni duhet t’i ketë në konsideratë, me qëllimin që të mos ngutemi me bë gabime dhe me qit Parlamentin në pozite të keqe. Kjo marrëveshje nuk duhet të procedohet për seancë plenare. Komisioni qeveritar edhe parlamentin e ka vë ne lajthitje. Nuk është mire me i keqpërdor vendimet historike dhe politike. Vijëzimi me Malin e Zi s’ka të bëjë asgjë me deklaratën e pavarësisë dhe pakon e Ahtisaarit. Ky Komision ka një rol të rëndësishëm në këtë moment për mbrojtjen e tërësisë territoriale. Me arrogancën e votave ju do ta votoni, por kjo nuk do t’i shërbej askujt dhe as ne si deputet. Kjo marrëveshje nuk duh et të kaloj kësisoj”, ka thënë Berisha.

Nga ana tjetër, Ismet Beqiri i LDK-së tha se debati i sotëm është dashur të mbahet që më herët, dhe keq që kjo ndodhi pas një viti. “Ka qenë me rëndësi me e pa bazën ligjore. Është çështje e ndjeshme dhe unë do ta përkrahë që ky projektligj të shkojë në seancë të Kuvendit”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa Pal Lekaj i AAK-së, tha se ky ligj është kontrabanduar.

“Në asnjë vend në rruzullin tokësor nuk e ka marrë kriterin kadastral për shenjëzimin e kufijve. Këta kanë shkuar me kriterin më të dobët të mundshëm. Që në start Komisioni ka gabuar dhe mendoj që çdo procedim i tij në parlament është në kundërshtim me të gjitha ligjet e Kosovës. Deputetët duhet t’i thonë jo kësaj marrëveshje që lë një trashëgimi të keqe për qytetarët…Deputetët duhet t’i thonë jo dhe të fillojnë negociatat me Malin e Z”, ka thënë Lekaj.

Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se në këtë mbledhje është dashur të jenë edhe  përfaqësuesit e Qeverisë, kryeministri apo ministri i Jashtëm. “Qeveria me nguti e procedoj këtë marrëveshje. Është shqetësuese arroganca e Qeverisë dhe heshtja e deputetëve të këtij Komisioni. Më shqetëson fakti se si këta deputet janë shndërruar në makina votimi. Shqetësuese që një çështje kaq e rëndësishme kalon me kaq lehtësi. Si mundet të forcohet shtetësia duke i fal territor Malit të Zi. Nuk e kuptova arsyetimin se pse po e përkrahni këtë marrëveshje. A i keni pare hartat e Murat Mehës, atë cka ka nënshkruar Hashim Thaçi. Ajo çka ka nënshkruar Thaçi i bie që Kosova nuk është republikë por bashkësi e ngastrave kadastrale. Janë një sërë argumentesh që ky projektligj nuk duhet të përkrahet. Qeveria po e provokon situatën dhe do ta tensionon nëse vepron me arrogancë. Ne si VV nuk do të ndalemi, vetëm po i u paralajmëroi”, tha Haxhiu.

Ndërsa Ismet Beqiri tha se për shkak të deputetëve të VV-së ata e kanë pas të pamundur që të diskutojnë në Kuvend për këtë çështje.

“Ju jeni shumë të mençur krejt senet i dini, ju s’mund të mi impononi mendimet. Me deputet të tillë që fyejnë dhe janë provokator nuk du me bë debat me këta. Ju keni nivelin e tillë dhe mbajeni këtë. Nuk du me bë presion te askush me njoh Republikën e Kosovës dhe simbolet e saj. Është e pamundur me thënë mendimin në një ambient të tillë. Janë të tillë këta dhe zoti u ndihmoftë”, Ka thënë Beqiri.

Ndërkohë deputetja Haxhiu i ka thënë në fund Beqirit se “të njohim ne Ismet, të njeh krejt Kosova”.

Përderisa debati po vazhdon, edhe kryetari i Komisionit, Elmi Reçica, pati një vërejtje për deputeten Donika Kadaj Bujupi, duke i thënë që të mësohet të dëgjojë dhe mos ta teprojë. 

Demarkacioni mbledhë deputetët e opozitës

Projektligji për demarkacionin ka bërë që në Komisionin për Punë të jashtme, të jenë të pranishëm dhe deputetë të opozitës, të cilët nuk janë anëtarë të këtij komisioni.

Për të debatuar për këtë projektligj, në komision të pranishëm janë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si Donika Kadaj, Albulena Haxhiu, Driton Qaushi dhe Ismail kurteshi, përveç Puhie Demakut dhe Zafir Berisha, të cilët janë anëtarë të këtij komisioni.

Në këtë mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme, do të shqyrtohet projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Demarkacioni sot nis ‘shëtitjen’ nëpër Komisione

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, fillon të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës

Ky projektligj sot do të shqyrtohet në Komisionin për Punë të Jashtme. Pas shqyrtimit të këtij projektligji edhe në komisione të tjera, i mbetet kryesisë së Kuvendit që ta caktojë datën e seancës për shqyrtim të këtij projektligji.

Ndërkohë, kufiri sipas kësaj marrëveshje është i pa pranueshëm për banorët e asaj pjese, ekspertët dhe opozitën. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të protestojnë si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë tij, për ta parandaluar miratimin e këtij projektligji. /Botasot.info

Albin Kurti: “Duam SHBA-në e Kenedit, Thaçi kërkon Al Kaponen”

Albin Kurti: “Duam SHBA-në e Kenedit, Thaçi kërkon Al Kaponen”

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti, analizon për “Shekulli” debatin për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, veprimet e qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Mendoni se mosmiratimi i marrëveshjes me Malin e Zi mund të rrezikojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës?

Jo. Kosova i ka të gjitha kapacitetet të rinegociojë për kufirin me Malin e Zi, në mënyrë transparente e profesionale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Mjaft të përfshihen ekspertët më të mirë dhe të negociohet nga negociatorë të denjë, e jo nga pazarxhinjtë si Mustafa e Thaçi. Këta të dy e mbrojnë këtë marrëveshje, ashtu siç kanë mbrojtur e nënshkruar edhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme që e sulmojnë Kosovën, pasi “ua kanë zënë bishtin me derë”, domethënë janë të shantazhuar. Përgjimet që po publikohen, por edhe shumë dokumente e dosje që vetë ne i kemi dorëzuar në prokurori dëshmojnë se këta pushtetarë janë të stërkequr në korrupsion, dhe për pasojë janë lehtësisht të shantazhueshëm. Ata janë gati të nënshkruajnë pra çdo gjë, sado e dëmshme për Kosovën, sepse dosjet e tyre i mbajnë peng.

Marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës më shumë dëmtohen prej qëndrimit në pushtet të këtyre dy pushtetarëve dhe të të tjerëve si ata. Sa i përket demarkacionit, edhe vetë Mali i Zi e pranon se do të mund të rinegociohej pa problem, e ne s’po kërkojmë gjë tjetër. Pra nuk ka asnjë dëm ndërkombëtar nga ndalimi i kësaj marrëveshjeje. Qysh më 15 dhjetor 2015 Qeveria e Malit të Zi pat shprehur gatishmërinë për rishqyrtimin e demarkacionit, por Qeveria e Kosovës nuk ishte e interesuar për këtë gjë në mënyrë që të mos merrej vesh konkretisht përmbajtja e tradhtisë dhe krimit të tyre.

A ka mundësi klasa politike dhe institucionet e Kosovës t’i thonë “Jo” një marrëveshjeje që ka marrë edhe bekimin e SHBA, NATO e BE-së?

Shpesh abuzohet me këto “bekimet”. Në debatin me ekspertët që u bë në Kuvendin e Kosovës, ambasadori amerikan në Kosovë tha se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA mbeten të forta, pavarësisht votimit apo jo të kësaj marrëveshjeje. Po ashtu edhe përfaqësuesit e BE kanë thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk varet nga kjo marrëveshje dhe me gjasë nuk do të ndodhë edhe nëse marrëveshja miratohet. Në rajonin tonë, e kemi rastin e Kroacisë me Slloveninë, të dyja vende të cilat janë anëtarësuar në NATO, janë anëtarësuar në BE, dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me SHBA, megjithatë vazhdojnë të kenë probleme me kufirin, për të cilin nuk kanë rënë dakord as sot e kësaj dite dhe e kanë çuar në arbitrazh ndërkombëtar. Po ashtu kemi rastin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë. Edhe atëherë, ju e mbani mend mirë, u lidh një marrëveshje e cila ishte në dëm të Shqipërisë. Marrëveshja u prish, sajë aksionit opozitar dhe popullor, por kjo nuk e pengoi Shqipërinë që të jetë pjesë e NATO-s, që të ketë marrëdhënie të mira me SHBA, apo që të vazhdojë rrugën e integrimit për në BE. Pra, kur ka pasur mundësinë t’i thotë jo një marrëveshjeje të tillë Kroacia, Sllovenia apo edhe Shqipëria, pse mendoni se Kosova nuk e paska këtë mundësi? Është shumë naive të mendosh se marrëdhëniet strategjike të Kosovës me NATO, SHBA dhe BE, varen prej një vije kufitare me Malin e Zi. Pushtetarët e korruptuar e të shantazhuar të Kosovës i keqpërdorin faktorët ndërkombëtarë për t’u shfajësuar për servilitetin e tyre ndaj ndërkombëtarëve e për të justifikuar zullumin e tyre ndaj qytetarëve.

Shikoni, SHBA-të i duan edhe qeveria e Kosovës edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Mirëpo, dallimi midis nesh është që ne i duam SHBA-të e Franklin Delano Roosevelt, Martin Luther King, Jr., e të vëllezërve John e Bobby Kennedy, ndërkaq Qeveria e Kosovës i do SHBA-të e Al Kapones e të Senatorit Joseph Mçarthy. Pra, çështja është se cilën Amerikë e do. /Botasot.info

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip