Shoqata Humanitare kaçanikase diaspora ORGANIZON – Koncert Humanitar në Köln

Shoqata Humanitare kaçanikase diaspora ORGANIZON – Koncert Humanitar në Köln

{media id=3479,layout=blog}
 
Adresa: Claudiastr 2c.  51149 Köln  Rezervimi +491729655991  ose +4915232045099
Organizator Agim Dreshaj / Gazmen Tahiri / Kadri Dogani

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

 

 

Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu), i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i frikësohej Allahut. Njëherë, kur po merrej me punën e tij të zakonshme, përpara i doli një hajdut i armatosur, që i tha ‘Lëre këtu gjithçka që ke me vete, sepse do të të vras!’ Aba Mi’laku i tha: ‘Me paratë bëj ç’të duash, por me jetën time çfarë kërkon?”

Burri i armatosur iu përgjigj: ‘Paratë janë të miat, por dua edhe jetën tënde!’

Aba Mi’laku tha: “Nëse është kështu puna, më lër të paktën të fal katër rekate namaz!”

Burri i tha: “Falu sa të duash.”

Kështu, Aba Mi’laku mori abdes e më pas fali namazin. Në sexhden e fundit, ai bëri një dua’ me këto fjalë ‘O i Dashur! O Zot i Arshit krenar! O Ti që bën atë që dëshiron! Të lutem, me krenarinë Tënde të pafund, me pronën Tënde të pashtershme, me dritën Tënde që mbush Arshin, më largo nga e keqja e këtij hajduti! O Ti, prej të Cilit kërkojmë ndihmë! Më ndihmo!’ Ai e përsëriti këtë dua’ tri herë. Papritur, aty erdhi një kalorës i cili kishte një shtizë të vendosur midis veshëve të kalit të tij. Sapo e pa, hajduti rendi ne drejtim të tij, por kalorësi e vrau. Më pas, ky i fundit u drejtua drejt Aba Mi’lakut dhe i tha: “Ngrihu!”

Aba Mi’laku e pyeti:

“Kush je ti, të paça në vend të nënës dhe babait?! Allahu më ka ndihmuar sot me ty!” Kalorësi u përgjigj: “Unë jam një engjëll nga qielli i katërt. Kur bëre dua’në e parë, dëgjova zhurmën e dyerve të qiellit.

Pasi bëre dua’në e tretë, m’u tha “Kjo është dua’ja e një njeriu që është në vështirësi.” Kështu, iu luta Allahut të ma ngarkonte mua vrasjen e tij (hajdutit).” El-Hasani thotë: “Atij që merr abdes, fal katër rekate e më pas bën këtë dua’ do t’i vijë patjetër përgjigja, qoftë hallexhi ose jo.”

Festojm 8 Marsin në Gelsenkirchen me Bajram Gigolli

Festojm 8 Marsin në Gelsenkirchen me Bajram Gigolli

 

 Shikoni këtu Organizimet e fundit që u organizun nga ARTI EVENTS  Arti Event

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von YouTube. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf die Schaltfläche unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Mehr Informationen

 

Këtu ku është mbajt 28 Nentori 2016 dotë Festojm edhe 8 Marsin…

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von YouTube. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf die Schaltfläche unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Mehr Informationen

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von YouTube. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf die Schaltfläche unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Mehr Informationen

 

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

Muri në  Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

Muri në Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënjë e më shumë është duke patur implikime dhe ndërlidhshmëri me realitetin në Luginë të Preshevës. U dëgjuan edhe opsione politike, por të cilat nuk kishin qëndrueshmëri në asnjë aspekt tjetër, si ajo për shkëmbim territoresh( pra një formë të ndarjes së Kosovës).

Derisa këto dy ditët e fundit, u njohëm në medie, që është arritur një marrëveshje për heqjen e Murit në Mitrovicë- kjo është njëra anë e marrëveshjes, që pala Shqiptare i referohet, porse pala serbe i referohet anës tjetër të marrëveshjes- koncesionit të bërë, që paralajmrojnë një “mur tjetër edhe më të lartë”! Praktikisht dhe realisht asnjë marrëveshje në botë nuk bëhet vetëm me lëshim të një pale, por në çdo rast dy palët   bëjnë lëshime!

Për një gjë jemi të sigurtë, që edhe pse pala Shqiptare nuk është duke e thënë ende, në këtë marrëveshje është edhe lëshimi ynë! Me këtë Serbia, përmes instrumentalizimit të minoritetit serb të veriut të Kosovës, në një të ardhme jo më larg sesa 1 vit, do shkaktoj një “veprim të ri”, sipas gjitha mundësive do jenë me efekte politike të ngjajshme apo edhe më të mëdha!

Derisa problemet e brendshme të Kosovës, dialogohen në Bruksel me një shtet tjetër( Serbinë), nga ana tjetër Lugina e Preshevës, mbetet plotësisht e harruar, edhe pse ishte premtu ndërkombtarisht zgjedhja e Statusit Politik me dialog! Derisa problemi i Luginës së Preshevës, që në 2001, ishte i njohur ndërkombtarisht, por që pastaj në vazhdimsi minimizohej, ndërsa i Kosovës Veriore, është ngritur më pas!

Ne Lirinë kërkojmë vetëm kur armiku na detyron!( fatkeqësisht)

Lugina e Preshevës, veçmas spektri i saj politik, uroj e dua t’i paralajmëroj që mos të kapemi sërish në befasi, me këtë “murin e ri të paralajmëruar”! “Veprimi i ri” që do ndërmarrin Serbia përmes serbëve të veriut, është e rëndësishme jo vetëm për çështjen interne të Republikës së Kosovës. Rusia njejtë vepron në shumë vende të botës( kujto: Ukrainën, Sirinë, por edhe shumë vende të tjera), njejtë edhe Serbia është   në Ballkan!

Derisa bota ka sytë në Ballkan, të njohur si dialogu Kosovë-Serbi, derisa historia na tregon rastin e Dejtonit( kur Kosova përjashtohej nga   trajtimi- e mos të përmend raste të tjera), e që pastaj pasoi Lufta e përgjakshme! Një gjë të tillë mos t’ia lejojmë Qytetarve tonë në Luginë, që shkaku i mosbërjes pjesë të dialogut edhe Statusi politik i saj të mbetet peng i një lufte të ardhshme( të gjithë që do ju thonë, s’do ketë luftra, vetëm ju mashtrojnë)! Heshtja juaj( e politikanve të Luginës), mba   në vete edhe përgjegjësinë dhe fajësinë, për çdo kalvar i ardhshëm i Luginës!

T’i paraprijmë Lirisë së Luginës, mos të presim të na detyroj armiku!

Mos të harrojmë, derisa e lejojmë që Serbia të veproj lirshëm kundër Atdheut tonë( në Kosovë), e ne Lugina e Preshevës shikojmë, nesër po kjo do veproj lirshëm kundër Luginës, derisa Kosova do shikoj!

Qeveria e Kosovës, duhet të kordinohet   dhe që t’i udhëzoj edhe qeverinë lokale të Luginës, që nga dialogu Kosovë-Serbi, të nxjerrin më shumë lëshime nga Serbia!( derisa hyhet në dialog, synimi kryesor është përfitimi i sa më shumë lëshimeve-koncesioneve të palës tjetër)!

“Muri tjetër” mos t’a zë Luginën në befasi, e pastaj të dalin edhe më shumë zëra, duke tentu ta arsyetojnë një opsion politikë, duke coptu një pjesë tjetër të Atdheut.

 

ZGJOHU LUGINË, LIRIA NUK FALET!

Më:05.01.2017

Muri në Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë 3

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e 
marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

  • https://live.radio-zemra.eu/stream
  • Radio Zemra
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://radio.1dhe1.com:8555/;stream/1
  • Radio Llapi
  • Shqip
  • https://s2.voscast.com:8825/radiodukagjini
  • Radio Dukagjini
  • Shqip
  • https://live.radio-zemra.eu/folklor
  • Radio Zemra Folklor
  • Shqip