Jahjaga e Thaçi në festën e kulturës franceze në Kosovë

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi e bashkë me të edhe Presidentja Atifete Jahjaga i kanë duartrokitur artistëve modern francez, në performimin e tyre të Prishtinë, në kuadër të Javës së Frankofonisë.

Këto momente Thaçi i ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, ku ka përshkruar mbrëmjen duke shpalosur edhe disa momente nga kjo mbërëmje përmes fotografive.

“Para ca ditësh organizuam bashkë me ministritë simotra të Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut Javën e Frankofonisë. Kosova u anëtarësua si anëtare vëzhguese e kësaj organizate globale dhe tani feston kulturen dhe gjuhen frankofone”.

“Në organizimin në qendrën kulturore Soma u paraqiten artistë modern francez para skenës kulturore vendore, korit diplomatik dhe Presidentes Atifete Jahjaga”, shkroi Thaçi në Facebook. /reporteri.net

Lexo me shume nga kjo kategori…

Val Maloku me rol në serialin “Legends”

Val Maloku me rol në serialin “Legends”

I biri i Valon Malokut, Val Maloku i cili ka luajtur ne filmin “Babai”, të regjisorit Visar Maloku ka fituar një rol në serialin LEGENDS.Krejt kjo u bë e mundur pas prezantimit briliant të tij në filmin përkrah aktorit Astrit Kabashi, transmeton Klan Kosova.Filmi...

mehr lesen