U fal namazi dhe filloi festimi i Fitër-Bajramit

Qindra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën falën sot në mëngjes namazin e Fitër – Bajramit.

Në manfiestimin qendror në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua xhematit, duke u lutur për paqe, begati, tolerancë dhe solidaritet.

Gjatë fjalimit të tij, Tërnava porositi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës.

Lutjes për mirëqenie dhe tolerancë iu bashkua edhe xhemati i pranishëm.

Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.

Lexo me shume nga kjo kategori…