Të afërm të shqiptarëve të Kosovës, të arrestuar në Maqedoni pas luftimeve të fundit në Kumanovë, kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.
Familjet, që dolën në qendër të Prishtinës, mbanin flamuj të Shqipërisë dhe afishe me mbishkrime: “Lironi djemtë tanë” dhe “Ata nuk janë terroristë”, raporton Euronews.
Nëntë persona të armatosur dhe tetë policë u vranë në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë.
Edhe 26 persona tjerë, kryesisht nga Kosova, po mbahen nën arrest në lidhje me këto përleshje të armatosura.
Detajet e sakta se çfarë ka ndodhur atje ende nuk dihen. Disa thonë se autoritetet në Shkup e kanë nxitur dhunën, në tentim të tërheqjes së vëmendjes nga skandalet i korrupsioni që kërcënojnë largimin nga pushteti të konservatorëve.