Filmi “Babai” merr tri çmime në Filmfest Munchen

‚Babai‘ me skenar dhe regji nga Visar Morina sonte në ndarjen e çmimeve në Filmfest Munchen rrëmbeu tri çmimet në të cilat ishte në konkurrencë.

Visar Morina fitoi çmimin për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë ndërsa Astrit Kabashi dhe Val Maloku fituan çmimin për aktorin më të mirë.
Ky filmi shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë. / RTKLive

Lexo me shume nga kjo kategori…

Val Maloku me rol në serialin “Legends”

Val Maloku me rol në serialin “Legends”

I biri i Valon Malokut, Val Maloku i cili ka luajtur ne filmin “Babai”, të regjisorit Visar Maloku ka fituar një rol në serialin LEGENDS.Krejt kjo u bë e mundur pas prezantimit briliant të tij në filmin përkrah aktorit Astrit Kabashi, transmeton Klan Kosova.Filmi...

mehr lesen
A po hyn Vedati ne Qeveri?

A po hyn Vedati ne Qeveri?

Vedat Bajrami nga Stupcat dhe koleget e tij Mensur Safqiu dhe Osman Azemi kane paralajmeruar nje skec te ri humoristic me personazhin e njohur Fuka. Kesaj radhe si duket do ta kene emerimin e Fukes (Vedatit) ne Qeveri, por nuk dihet a kryeminister apo minister. Te...

mehr lesen