Në shëndetësinë kosovare, paguan mito që të marrësh shërbimin

U publikua raporti „Rekomandimet e politikave për kujdesin shëndetësor në Kosovë”. Në raport thuhet se sistemi kosovar i kujdesit shëndetësor ballafaqohet me disa sfida që e frenojnë atë në arritjen e qëllimit përfundimtar të ofrimit të kujdesit cilësor dhe të qasshëm për qytetarët.

Julie Coleman, nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, gjatë prezantimit tha se si vend në zhvillim, burimet financiare të Kosovës janë të kufizuara dhe shpenzohet më pak në kujdesin shëndetësor sesa në cilin do sektor tjetër.

Ajo tha se sikur në çdo sektor tjetër edhe në shëndetësi ka korrupsion,ku duhet dhënë mito (mitmarrje) për të marrë shërbime më të mira shëndetësorë.

“Fatkeqësisht vetëm 15 përqind e popullatës janë të përfshirë në fondin e sigurimeve, kurse pjesa tjetër janë të obliguar të paguajnë prej xhepit”, tha Coleman. Sipas saj, pacientët janë të obliguar të ndajnë mjetet e tyre për trajtim jashtë vendit. Coleman tha se rreth 80 milion euro janë shpenzimet e pacientëve kosovarë që marrin shërbime mjekësore jashtë vendit.

Besa Kabashi nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, tha se siguria njerëzore dhe shërbime, apo kujdesi shëndetësorë nuk është i mirë dhe për këtë janë adresuar disa rekomandime, për evitimin e problemeve në sistemin shëndetësor.

Kabashi ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore që t’i marrin më seriozisht këto të gjetura për evitimin e problemeve shëndetësore.

Zv. ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku tha se kanë në prioritet sistemin shëndetësor dhe kanë bërë investime për dhënie më të mira shëndetësore. Sipas tij nga viti i ardhshëm do të fillohet me financimin e sigurimeve shëndetësore.

Nga të pranishmit u tha se duhet të rriten investimet dhe të ketë sistem të mirëfilltë në shëndetësi. /Botasot.info

Lexo me shume nga kjo kategori…