Ndalimi i punës në Kuvend, i papranueshëm

Ndalimi i punës së Kuvendit të Kosovës është i papranueshëm, ka thënë zyrtari amerikan, Tom Yazdgerdi.

Bugajski: Mirëmbrëma dhe mirë se vini në programin “Ora e Re Bugajskit” nga Uashington DC. Do të doja të falënderoj studion e Zërit të Amerikës, që është bërë nikoqire e episodeve të programit nga Uashington për RTK-në.Do të shqyrtojmë zhvillimet e rëndësishme globale, rajonale, dhe lokale që ndikojnë në jetën e të gjithë kosovarëve.Unë gjithashtu do të diskutojë çështje të rëndësishme me një akter të madh politik. Mysafir imi sot në karrigen e nxehtë Bugajski është nga Departamenti amerikan i Shtetit, kreu i  zyrës së Evropës Qendrore dhe Jugut, apo zyrës së Ballkanit Perëndimor, zoti Tom Yazdgerdi.Por së pari fillojmë me komentin tim politik mbi një temë të rëndësishme ndërkombëtare, e cila titullohet “Zotimet Uashingtonit për Angazhim në Ballkan”.

Bugajski:Ende ka dyshime të vazhdueshme për angazhimet amerikane në ato shtete të Ballkanit, të cilat janë ende të pambrojtura sa duhet nga paqëndrueshmëria dhe konflikti, si dhe nuk kanë arritur anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Për administratën Obama, Ballkani është më shumë një shënim historik sesa një sfidë e ngutshme politike. Konfliktet dhe krizat në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore janë një shqetësim shumë më i drejtpërdrejtë sesa perspektiva e mosmarrëveshjeve të rikthyera të Ballkanit. Lodhja me Ballkanin është komplikuar edhe më shumë nga lodhja me Evropën, me përfundimin se Brukseli dhe Berlini duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe tregimin e muskujve në rajon e jo Uashingtoni.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të luajë një rol mbështetës, ndërsa sinjalizon se Amerika nuk është mbikëqyrësi, i cili do të arrijë automatikisht në shpëtim. Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët e lartë që merren me Evropën kanë qenë të preokupuar me krizën në Ukrainë dhe me qetësimin e anëtarëve të NATO-s që gjenden afër se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë  ato nga agresioni i Rusisë.

Megjithatë, Uashingtoni ende mban tri prioritete për rajonin: kompletimi i hartës së demokracive, avancimin e infrastrukturës dhe lidhjes në sektorin energjisë, si dhe luftimin e shumëllojshmërisë së kërcënimeve trans-nacionale.

Demokratizimi mbetet besimi kryesor në mesin e politikë-bërësve amerikanë, pasi ata janë të bindur se kjo stabilizon vendet dhe në fund të fundit i bën ata produktive. Por demokracia formale, pa llogaridhënie të plotë politike dhe pa sundimin e ligjit mbetet e pamjaftueshme. Debakli grek ka demonstruar edhe si një demokraci relativisht e fortë u bë një shtet i dobët për shkak të menaxhimit jo të mirëfilltë, korrupsionit dhe klientelizmit.

Duke qenë se ka investuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se njëzet vjet, SHBA dëshiron të paraqesë rajonin si një histori suksesi dhe një pasqyrë për demokracinë dhe tregjet e lira për vendet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Uashingtoni është i përqendruar edhe në shumëllojshmërinë e energjisë për Evropën, sepse ajo e sheh monopolizimin Rus si një kërcënim për sigurinë rajonale dhe pavarësinë kombëtare. Për këtë arsye, ShBA kërkojnë nga Beogradi që të diversifikojë rrugët e saj të furnizimit me gaz, për të mos qenë plotësisht e varur nga Rusia. SHBA po mbështet projektin e Korridorit Jugor me Azerbajxhanin dhe Turqinë, duke rritur kështu furnizimet me gaz që nga deti Kaspik të hyjnë në tregun evropian.

Sipas Uashingtonit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit përmes reformës legjislative dhe gjyqësore duhet të mbetet prioritet i lartë në agjendën e Ballkanit. Korrupsioni zyrtar nxit abuzimin politik, gjë për të cilën Maqedonia është bërë një pasqyrë negative e këtij fenomeni. Kthimi mbrapsht prej demokracisë rrezikon stabilitetin dhe mund të rrisë konfliktet me fqinjët. Për fat të keq, administrata amerikane ka bërë shumë pak për zhbllokimin e vetos greke për përparimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe kjo kontribuon te politika e paqëndrueshmërisë rajonale.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu dëshirojnë që Brukseli dhe Berlini sa më shumë të parandalojnë ndikimet e dëmshme të Rusisë, kur këto janë të krijuara përmes kontratave të energjisë, fushatave propagandistike, marrëveshjeve të korruptuara të biznesit, si dhe konflikteve nacionaliste, përmes së cilave vështirësohen perspektivat për zgjerimin e BE-së. Duke pasur parasysh angazhimin e kufizuar të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor, na bën të mendojmë se çfarë mrekullie duhet ndodhur,  e cila më në fund do të bindë Shtëpinë e Bardhë për nevojën e përfshirjes më të afërt. Një mundësi e zymtë mund të jetë një krizë, të cilën BE-ja nuk do të mund të trajtojë, si p.sh. një shpërthim dhune që sfidon mbijetesën e shteteve apo kufijve ekzistues. Kini kujdes për atë që nuk e dëshironi!

 ____________________________________________________________________________________

Bugajski: Mirëmbrëma edhe një herë. Është koha edhe njëherë për “karrigen e nxehtë Bugajski”. Mysafir special i yni është nga Departamenti amerikan i Shtetit, kreu i  zyrës së Evropës Qendrore dhe Jugut, apo zyrës së Ballkanit Perëndimor, zoti Tom Yazdgerdi. Tom edhe një here të falënderojë që jeni nikoqiri ynë në Departamentin e Shtetit

Tom Yazdgerdi: Është kënaqësi të shohë përsëri.

Bugajski:Gjithmonë kam kënaqësinë të kthehem këtu. Dua të falënderojë Zërin e Amerikës që mirëpriti emisionin tonë këtu. Para se të fillojmë me Kosovën, sepse ky edhe është interesi i shikuesëve tanë, dua që të flasim pak më shumë për rajonin si tërësi, si pamje më të madhe. Ju jeni përgjegjës për rajonin e gjerë dhe me këtë nuk mendojë se jeni përgjegjës për problemet, por për angazhimin për të gjetur zgjidhjet për rajonin e gjerë. Prandaj, më lejoni të fillojmë me disa zhvillime të fundit, javëve dhe muajve të fundit kemi parë demonstrata kundër keqpërdorimeve të supozuara nga ana e qeverisë në Maqedoni, kemi parë protesta në Malin e Zi, kundër korrupsionit të supozuar të qeverisë dhe natyrisht kemi parë edhe në Kosovë protestat në Kuvend. Kryesisht protestohej kundër marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që interpretohet në mënyrë të caktuar nga ana e opozitës. A janë disi të ndërlidhura këto gjëra? A ka ndonjë vijë të përbashkët këtu? Nuk dua të hyjë në teori të konspiracionit, por mua më pyesin, a mos është duke u shthurur Ballkani sërish!?  A ka ndonjë fije e përbashkët në tërë këtë situatë?

Tom Yazdgerdi: Unë nuk mendojë ashtu. Vërtetë nuk mendojë së ka ndonjë lidhshmëri. Shtetet Ballkanike, të gjitha ato, janë duke u ballafaquar me çështje të rëndësishme. Në Mal të Zi për shembull, anëtarësimi në NATO është publikisht në agjendën publike politike. Kjo çështje ka opozitë, ndërsa ata të cilët dëshirojnë që në mënyrë paqësore të demonstrojnë kundër qeverisë në lidhje me këtë çështje mund të bëjnë një gjë të tillë. Ndërsa, unë mendojë se aty ku duhet të caktohet limiti, sikurse te secila demokraci, është që këto demonstrime të jenë të qeta. E kur nuk janë të tilla, natyrisht që autoritetet e shtetit kanë për obligim të mbrojnë qytetarët dhe pronën. Kështu që mendojë se kjo ishte çështja atje! Në Maqedoni, natyrisht koalicioni qeverisës dhe opozita tentojnë të arrijnë një marrëveshje. Ne kemi shpresa se edhe do të arrijnë një gjë të tillë. I sugjerojmë të dy palëve që të përmbushin marrëveshjet e përkohshme nga 15 Korriku. Së paku kështu shpresojmë. Në Kosovë, natyrisht shohim një opozitë, e cila  proteston në mënyrë të gjerë kundër marrëveshjeve të dialogu dhe asaj të demarkacionit me Malin e Zi. Prapë, këto janë si të them… atë që shohim në Kosovë është lotsjellësi në Kuvend, gjë që nuk e ka vendin aty, vërtetë. Mund të demonstrosh, mund të protestosh, mund të shprehësh opozitën tuaj, apo përkrahjen, në rast ku mund të përkrahet ndonjë vendim. Mirëpo, ndalimi i punës së Kuvendit, që është institucion i Kosovës është e papranueshme. Kjo mendojë se vlen për secilën demokraci, ndërsa posaçërisht vlen për demokracitë e reja sikur ajo e Kosovës. Kështu që, unë nuk mendojë se ka ndonjë fije që lidhë këto çështje, por shtetet janë duke u përballë me çështje të rëndësishme në historinë e tyre. Kështu që…

Bugajski: Kur thashë një fije që ndërlidhet në këto çështje, me këtë nuk desha të them se ka ndonjë dorë e caktuar pas kësejë, mirëpo kam dëgjuar edhe këso teori të konspiracionit. Por të jemi të sinqertë, rajoni është duke kaluar një stagnim ekonomik, në disa raste edhe me varfërinë, standardin e stagnuar të jetesës, nivel i ulët i punësimit. Pamë edhe krizën e refugjateve, kishte shumë kosovarë dhe shqiptarë që u nisën drejt Gjermanisë. A janë këto aspekte faktorë që disa prej këtyre grupeve, që protestuesit do të mund të shfrytëzonin,  siç është faktori i shqetësimit ekonomik.

Tom Yazdgerdi: Mendojë së kjo është e vërtetë. Keni të drejt, ka pasur edhe qytetarë nga Ballkani, të cilët kanë kaluar nga rajoni drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu mendojë së edhe kjo është e vërtetë, sepse mund të shfrytëzohet, por mendojë së qeveritë e rajonit në një farë mënyre duhet të mbajnë vëmendjen te qëllimi. Atë që kemi parë në Kosovë, për shembull është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Associimit që një apo dy javë. Kjo është një e arritur e shkëlqyer. Është e tillë, sa që ne mendojmë se mund të përkthehet në një prosperitet më të madh për qytetarët e Kosovës. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë menjëherë nesër, por dot ë krijohen mundësi më të mëdha të tregtisë, së bashku me të gjitha përfitimet të cila MSA-ja sjellë me vete. Me shpresë kjo edhe do të kufizojë nivelin e migrimit nga Kosova, sepse kjo është një brengë. Kemi parë edhe disa nga emigrantet nga Kosova që kanë shfrytëzuar edhe gjendjen e përgjithshme të migrimit nga Siria, Iraku dhe gjetiu.

Bugajski: Unë mendojë së është edhe një lloj i frustrimit me politikanët, me disa prej tyre që janë të korruptuar. Ndoshta edhe një lloj mungese e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies. A mendoni edhe ju ashtu për rajonin?

Tom Yazdgerdi:Mendojë se është e vërtetë dhe është një çështje të cilën, Asistenti I Sekretarit të shtetit, Teri Nullën e ka theksuar, se duhet të merremi me korrupsionin në rajon, gjë që është çështje madhore. Unë mendojë se këtë njerëzit e shohin çdo ditë, prej momentit kur ju duhet një dokument në letër nga autoritetet lokale dhe duke vazhduar deri te nivelet më të larta dhe korrupsionit më të gjerë. Kjo është diçka që duhet  luftuar dhe nuk është diçka që ndodhë vetëm në Ballkan. Një gjë të tillë e kemi në secilin vend, përfshi këtu edhe Shtetet e Bashkuara. Por mendojë së është diçka, me cilën gjë duhet të merremi, për të kthyer besimin e qytetarëve. Në Shqipëri, për shembull, janë duke e diskutuar dekriminalizimin e Kuvendit dhe janë duke e shqyrtuar reformën gjyqësore, që ka një aspekt kundër korrupsionit. Këto janë veprime të rëndësishme, për të cilat ne mendojmë se janë esenciale për të kthyer besimin e qytetarëve tek qeveria, pa  marrë parasysh se kush është në pushtet. Sepse mendojë së korrupsioni nuk njeh një parti apo tjetrën. Atë e shohim në tërësi në Ballkan. Prandaj, mendojë se kjo është një çështje e vështirë për të luftuar, sepse ka të bëjë me interesa të ngulitur, shpesh dorë për dore me krimin e organizuar. Por mendojë së është diçka që sipas eksperiencës sime personale, me duke se përfundimisht jemi duke u ballafaquar me këtë çështje në Ballkan. Mendojë së pikë së pari, Shtetet e Bashkuara, kanë qenë të interesuara për stabilitetin e Ballkani, por natyrisht edhe jemi. Por, mendojë së kemi kaluar përtej kësejë tani, në pikën kur mund të merremi me disa aspekte bazë të cilat në të kaluarën kanë qenë të paprekshme siç është korrupsioni.

Bugajski: Po në fakt, stabiliteti afatgjatë, në realitet siguria afatgjate, ndonjëherë nënkupton pak a shumë edhe nga pak jo stabilitet, i cili shtynë krijimin e forcimin e institucioneve

Tom Yazdgerdi: Absolutisht. Jeni duke kërkuar nga institucionet dhe personalitetet e ngulitura aty që të ndryshojnë mënyrën e kryerjes së punës, natyrisht se do të luhatni themelet. Po mendojë së nëse i ke me vete qytetarët, e që mendojë se është ashtu në këtë rast, mund të arrihet dhe tregohet progresi. Pra mund të bëhet përmirësim.

Bukajski: Njerëzit shpesh më pyesin se, si është e mundur që shqiptarët janë aq të suksesshëm kur dalin nga vendi i tyre, por edhe pse ngelin kaq shumë kur janë në vendin e tyre. A keni përgjigje për këtë?

Tom Yazdgerdi: Pjesërisht ka të bëjë me gjendjen e vështirë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.Kur merren parasysh disa prej këtyre aspekteve të interesave dhe ideve të ngulitura mbi atë se si duhet të kryhet puna. Prandaj kur vijnë në vendin tonë siç janë ShBA-të, ku prapë se prape ka edhe korrupsion dhe vështirësi, por njëherit ka edhe më shumë mundësi. Mendojë se ka më shumë mundësi. Prandaj njerëzit kanë mundës që të shprehen më lirshëm në aspektin kreativ apo në sensin e të bërit biznes. Këtu mund të shihet lehtë kreativiteti mes shqiptarëve, posaçërisht në restorantet në Nju Jork, ku tregojnë aftësinë për të qenë të suksesshëm. Por kjo vlen në realitet për të gjithë emigrantët që vijnë nga Ballkani

Bugajski:Më lejoni të merremi pak me një çështje tjetër. Përmendet Bashkimin Evropian, pak më herët. Natyrisht BE ka rolin udhëheqës në rajon, sepse të gjithë këto vende aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara. Përmendet më herët Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të cilën e arriti më në fund Kosova. Që u vonua mjaft shumë, por më mirë vonë se kurrë. Unë do të pyesja, sa i përket promovimit të reformave të caktuara, siç është sistemi i drejtësisë, zbatimi i ligjit, shkëputje e biznesit nga politika. Ashtu do ta thosha unë, sa i përket luftës kundër korrupsionit; a është BE duke bërë sa duhet? A është kushtëzimi i zbatueshmërisë e mjaftueshëm?

Tom Yazdgerdi :Mendoj se ne dhe BE jemi të një mendimi në lidhje me këtë çështje. Kuptohet se procesi i përafrimit me BE,  i cili nëse merret seriozisht, për cilën gjë mendojë se ashtu edhe merret nga vendet e rajonit, do të shpie deri të situata kur korrupsioni do të jetë më pak i spikatur. Pra do të luaj më pak rol në jetën e qytetarëve, qoftë në një nivel krejt lokal ku qytetarët donë të nxjerrin ndonjë leje… kështu mendoj se kjo është shumë me rëndësi. Këtë e përkrahim 100%. Njëherit duke marr parasysh rastin e Shqipërisë, e cila natyrisht është vend kandidat për anëtarësim në BE, ata ende duhet të përmbushin disa kritere serioze para se të hapen kaptina madhore, këto janë kritere kundër korrupsionit. Ndërsa me BE jemi në mirëkuptim të plotë sa i përket kësejë. Në këtë çështje është esenciale që të dyja palët, si qeveria, ashtu edhe opozita të pajtohen sa i përket kësejë. Mendoj se kjo është në pajtim të plotë edhe me aspiratat e Shqipërisë për në BE. Kështu, kolegët tanë nga BE e vlerësojnë rëndësinë e financimit të veprimeve të luftë kundër korrupsionit. Ne këmbejmë informata me ta, ata këmbejnë informata me ne. Kjo është, sipas mendimit tim, pjesa më e rëndësishme e kur mund të hapet ndonjë kaptinë e re.

Bugajski:Sa i përket Kosovës, sepse kjo i intereson më së shumti shikuesëve tanë, së paku kanë filluar të ngjiten në shkallë; çfarë do të thoshe? Çfarë do të ishte porosia jote për qytetarët e Kosovës, të cilët mund të kenë ndoshta edhe pritshmëritepër të madhe, për të siguruar anëtarësim në BE, që është proces afatgjatë. Si do të parashihni këtë orar dhe si do të përshkruanit këtë proces?

Tom Yazdgerdi: Mendoj se suksesi i marrëveshjeve të dialogut, ka bërë që BE të njohë këtë të arritur. BE e sheh se Kosova dhe Serbia tregojnë gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve. Pastaj me këtë në fakt kanë thënë se Kosova është e gatshme, sepse ka aftësi për të përmbyllur këto marrëveshje, kështu arritën deri te MSA. Unë mendojë se është proces i gjatë dhe frustrues. Nuk do të ndodhë nesër apo vitin e ardhshëm. Por gjithashtu mendojë se duhet të fillohet diku. Mendoj se kjo është një e arritur e matshme. Tani keni një pikë nisjeje. Pika e nisjes eventualisht ka edhe pikën përfundimtare. Pra janë në rrugëtim. Ka ende shumë udhë përpara, por mendojë së në përgjithësi, të gjitha shtetet është dashur të kalojnë nëpër të njëjtën gjë. Gjithashtu mendojë së mund ët mos duke e tillë për qytetarët e Kosovë në këtë moment, por do të sjellë shumë të mira, do të sjellë stabilitet më të madh. Na aspekti ekonomik do të hapen disa tregje për produktet Kosovare. Ndërsa vet BE do të jetë më e interesuar për të ndihmuar Kosovën për të arritur aspektet tjera që i duhen, e që janë të nevojshme për të hapur kaptina për përafrim.

Bugajski:Sa i përket asaj që e quajnë lodhje e BE me zgjerimin, a e shihni këtë duke u zhdukur apo duke u rritur si fenomen. Kemi pasur një rrjedhë të refugjateve në BE gjatë muajve të verës, që mund të ketë ndikim në perceptimet e publikut. Pastaj do të ketë edhe probleme me perceptimet parlamentare, ndërsa parlamentet e të gjitha shteteve duhet të ratifikojnë anëtarësimin e cilit do shtet të ri. A mendoni se një gjë e tillë mund të vështirësojë procesin?

Tom Yazdgerdi: Mendojë së ndonjëherë është më shumë e ndonjëherë më pak ashtu. Për momentin me siguri jemi në periudhën e ngadaltë, por të bëhemi të sinqertë se disa nga partitë më ekstreme politike në BE, janë munduar të shfrytëzojnë rastin e një momenti të tillë. Por në fund të fundit, dihet qartazi se nuk ka princip tjetër organizimi për vendet e Ballkanit përveç integrimit Euro-Atlantik e posaçërisht euro integrimit. Do të ketë kohëra kur një ide e tillë është më atraktive e ndonjëherë më pak atraktive, nga të dyja palët. Por, sa i përket alternativës, nuk ka të tillë! Është pjesë e Evropës. Është sferë dhe rajon, vendet e të cilit i shohë si anëtare të ardhshme, sepse ky është qëllimi për të cilin janë deklaruar. Mirëpo, prape se prape ne duhet të kalojmë nëpërmes disa prej kohërave të vështira. Natyrisht që varet shumë edhe me atë se si vet EU merret me këto probleme- çështjen e migrimit posaçërisht- por në fund të fundit nuk ka asnjë alternativë organizuese për rajonin sesa vet integrimi ne BE. Jam i bindur se kështu edhe do të jetë.

Bugajski:Sa i përket anëtarësimit të Kosovës. Po supozojmë se 5 shtetet anëtare, të cilat ende nuk a ekanë pranuar shtetin e Kosovës, do të duhej të njihnin atë. Sepse ratifikimi duhet të kalojë nëpër të gjitha shtetet anëtarë.

Tom Yazdgerdi: Po supozojë se është ashtu. Besojë se Kosova dhe Serbia, do të kalojnë atë urë kur të arrijnë atje. Në këtë moment ajo që është e rëndësishme, është së, që të dy qeveritë në pushtet janë të interesuara të vazhdojnë dialogimin. Janë të interesuara që të arrijnë marrëveshje, të cilat përmirësojnë jetën praktike të qytetarëve në Kosovë. Kjo është me rëndësi, qofshi ju shqiptarë etnik, serbe etnik apo çkado tjetër. Kjo është ajo që është me rëndësi. Sa më përket mua, kjo ishte një e arritur e madhe, qysh prej kohës kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit më 2013. Pa marrë parasysh me aspektin e politikës së lartë dhe asaj se çfarë ndodhë me 5 vendet të nuk kanë njohur ende, ajo që është me rëndësi është ajo që Serbia dhe Kosova janë duke bërë në terren, në rajon, për të përmirësuar marrëdhëniet, të rrisin stabilitetin dhe çka është më me rëndësi, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre.

Bugajski:Në një mënyrë paradoksale, opozita në Kosovë thotë se rrugëtimi i Kosovë të integrim në BE nuk duhet të varet nga Serbia. Por ky kusht funksionon në të dy anët, sepse edhe rrugëtimi i Serbisë varet nga Kosova. Por pyetjen që kisha në këtë rast është se, ndoshta mund të shpjegosh shikuesëve tonë, lidhur me protestën në Kuvend, fillimin e tij… nëse kishit mundur të na thoni se çfarë është kjo, sepse është fatkeqësisht një përshkrim se kjo do të krijojë edhe një Bosnje dhe Hercegovinë, edhe një sistem me entitete. A mund të adresosh këtë brengë?

Tom Yazdgerdi: Po. Pikësëpari nuk mendojë së punë është ashtu fare. Ndoshta opozita në Kosovë është duke u bazuar në disa informata të pasakta. Sepse puna nuk është ashtu. Është në përputhje të plotë me planin e Ahtissarit, gjë për të cilën disa nga anëtarët e opozitës kishin nënshkruar dhe ishin pajtuar me të. Me këtë nuk kalohet aspak mbi atë që tanimë është dakorduar. Qysh në fillim ka qenë vijë e kuqe për qeverinë e Kosovës se Asociacioni i Komunave Serbe të jetë në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës. Kjo është me rëndësi të kihet parasysh. Nuk është punë e lehtë. Plagët e luftës nganjëherë janë të freskëta dhe lehtazi mund të hapen. Por, në fund të fundit, Kosova është përkushtuar për këtë… në këto bisedime edhe disa nga gjërat të cilat i dëshiroi Beogradi nuk gjenden aty; gjithashtu ka gjëra të cilat Kosova i ka dashur dhe nuk janë aty dhe nuk janë. Produkti përfundimtarëështë diçka me të cilën të dyja palët mund të jetonin, që të dyja palët u morën vesh… ndërsa kjo i kontribuon kredibilitetit të Kosovës se do të zbatohet ajo që është marrë vesh- kjo është me rëndësi. Mendimi im është se fatkeqësisht, opozita ose nuk është e informuar në mënyrë të mirëfilltë,ose janë duke e përdorur këtë për qëllime të tjera- e kjo është shumë e rrezikshme. 

Bugajski: Për çfarë arsye mendoni se janë duke e përdorur këtë?

Tom Yazdgerdi: Nuk e di ndoshta mundohen të fitojnë disa pikë politike. Ndoshta janë duke u munduar të përmirësojnë rejtingun e tyre duke shfrytëzuar popullzimin. Nuk e kuptojë mirë këtë motivim! Atë që di, është se është në vazhdë me atë me se është pajtuar Kosova në të kaluarën. Ishte produkt i negociatave. Ishte proces i vështirë negociues për të dyja palët. Por është diçka që qeveria e Kosovës, e cila me përkrahjen tonë dhe atë të BE-së në dialog, duhet të implementohet nga të dyja palët.

Bugajski:Në emisioni tim të fundit për intervistë në Prishtinë, kisha të pranishëm liderët e partive kryesore parlamentare. Dy partive kryesore në pushtet dhe dy partive opozitare kryesore. Një prej akuzave të opozitës ishin se Kuvendi nuk ishte konsultuar sa i përket marrëveshjes, posaçërishtkësejë marrëveshje specifike. Si funksionon ky proces? A duhejkonsultuar Kuvendin, para se qeveria në Prishtinë mund të nënshkruaj një marrëveshje të tillë.

Tom Yazdgerdi: Ekipi në dialog kishte mbështetjen e plotë të qeverisë të merren me kolegët e tyre nga Serbia. Qeveria –besojë- ishte e gatshme të jap shpjegime për pozitën e tyre dhe arsyeshmërinë, por para se të ndodhë një gjë e tillë, kishim lotsjellës në Kuvend dhe vullnet për të krijuar obstruksione dhe jo të bisedohet. Kjo sipas meje është thelbi i problemit. Jam i sigurtë se qeveria ka arsyen dhe dëshirën për të informuar publikun se me çka kanë të bëjnë këto marrëveshje. Kjo është normale dhe duhej të ketë debat të shëndoshë. Mirëpo, ka diferencë midis kësejëdhe mos lejimin e kryerjes së punës, duke parandaluar punën e Kuvendit. Kjo, vërtetë është e papranueshme. Asnjë vend nuk do të pranonte një situatë të tillë! Kjo edhe na brengosë më së shumti… nëse keni brenga, pyetje, komente, në rregull të dëgjojmë. Paraqitni këtu para nesh në tavolinë! Por ndërmarrja e dhunës, falë zotit askush nuk u lëndua, së paku jo seriozisht- në çfarëdo pozite, do të duhej të kesh mundësinë të shprehësh këto brenga, dëshira, komente, por në mënyrë jo të dhunshme.

Bugajski: Sa i përket lotsjellësit, për njerëzit me probleme me zemër mund t jetë mjaft e rrezikshme në hapësirat e mbyllura. Por kjo është indikator i sasisë së pasionit që është pjesë e tërë kësejëfushatë. Ata argumentojnë, posaçërisht përfaqësuesit e Vetëvendosjes se ky është momenti, apo aspekti i ndarjes se Kosovës, apo federalizmit të Kosovës. A mund të përmbyllni apo përgënjeshtronikëtosupozime?

Tom Yazdgerdi: Kjo nuk ka të bëjë me federalizmin dhe ndarjen e Kosovës. Pra e them, këto marrëveshje, përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe është në pajtim me ligjet e Kosovës. Ishin produkt i bisedimeve të gjata dhe të aprovimit nga ana e Kosovës. Këto gjëra i kemi pasur parasysh dhe kështu, po që se thuhet së një proces i këtij lloji mund të sjellë rezultat të tillë, është a pavërtetë. Po qesë ka ndonjë brengë legjitime, pyetje e të tjera, le ti dëgjojmë ato. Por nuk dëgjojmë asgjë veçse protestë. Falë zotit dhuna jashtë Kuvendit, apo brenda nuk eskaloi deri në atë masë kur dikush mund të lëndohej seriozisht. Serish e them, nëse opozita ka brenga, të dëgjojmë se çfarë kanë për të thënë. Të ulemi, të lëmë Kuvendin të mblidhet dhe të flasim.

Bugajski: Argument im për ta ishte ky: Pse për hir të zotit Uashingtoni dhe Brukseli do të donin të krijonin edhe një shtet jo-funksional në këtë rajon.

Tom Yazdgerdi: Ashtu është!

Bugajski:Kjo nuk ka aspak kuptim. Vështirësitë që i kishim me Bosnjën dhe Hercegovinën vitet e fundit, sigurisht që nuk e dëshirojmë një gjë të tillë në Kosovë.

Tom Yazdgerdi: Në nuk do të jetë ashtu. Nuk do të jetë! Kushdo që mendon se dialogu do t sjellë diçka të tillë, është i keq informuar apo është duke e përdorur për qëllime të tjera

Bugajski:Një pyetje tjetër që ma bëjnë tërë kohën është se, kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës? Sa do te zgjasë ky proces?

Tom Yazdgerdi: Është vështirë të thuhet. Të jem i sinqertë kjo është diçka me të cilin mund të merret bota akademike. Por ajo që e dimë, është se Serbia ka vullnet që të ulet me Kosovën dhe të diskutojë marrëveshjet praktike. Ne e përshëndesim Serbinë për këtë. E dimë se nuk është punë e lehtë, duke pasur parasysh të kaluarën. Pak më herët përmende pasionin, i cili ende frymon për këtë çështje në Serbi, por mendojë se në fund arsyeja ka mbizotëruar. Kjo çështje do të adresohet dikur në të ardhmen, mendojë ashtu, por ajo që duhet bërë tani është të…. së pari të zbatohet ajo për të cilën janë pajtuat të dy palët. Pastaj të mendohet se çfarë duhet të dialogët në fazën e dytë. Pra cilat do të ishin marrëveshjet e tjera që mund të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Kosovë, por edhe njerëzve nga të dyja anët e kufirit. Kjo e shton stabilitetin, jo vetëm për këto dy vendet, por për tërë rajonin. Kjo është pyetja më me rëndësi, çfarë mund të bëhet duke zbatuar këto marrëveshje për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Bugajski: Kur thoni në të dy anët e kufirit, e siguri keni parasysh edhe popullatën shqiptare në luginën e Preshevës. A do të ketë edhe përmirësim të pjesëmarrjes së tyre në strukturat politike serbe, në mënyrë të njëjtë sikurse pakica serbe mund të merr pjesë në strukturat e Kosovës?

Tom Yazdgerdi: Ndjej se duhet të jemi të kujdesshëm këtu, sepse rasti i Kosovës është një rast “sui generis”. Është i bazuar në planin Ahtisaari. E di këtë sepse kur flas me kolegët  mi që punojnë për OSBE-në në Preshevë dhe në vende tjera, gjithmonë theksohen strukturat për pakicat etnike, siç është rasti i këshillave nacionale për pakica, ku ata mund të shprehen, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm kur tentojmë të krahasojmë që të dy situatat. Kosova ishte një rast i veçantë unikat, ku Kombet e Bashkuara, për herë të parë në histori administruan vendin. Ky është një rast pa precedent. Kishim këtu në vizitë, para disa javësh kryetarët e komunave të Preshevës dhe të Bujanocit. Ata gjithashtu ngritën këtë çështje. Unë ju thashë kështu: “Shikoni, është me rëndësi të evokoni për të drejta më të mëdha ashtu siç i shihni, por kini kujdes kur krahasoni situatën në Preshevë dhe atë më Kosovë, sepse janë dy çështje të ndryshme.”

Bugajski:Pse janë kaq të ndryshme? Cilët do të ishin faktorët kryesorë dallues.

Tom Yazdgerdi: Do të thosha së pari aspekti historik. Niveli në të cilin ishin të përfshiraKombet e Bashkuara. Fakti që i deleguari i special Marti Ahtisaari ishte emëruar dhe doli me konkluzionet e tij. Kjo është një tërësi krejt e ndryshme me atë që është përjetuar në Preshevë. Nuk kishte përdorim të dhunës në masë..

Bugajski:…po atë desha të them edhe unë, se nuk u tentuat që të dëbohen të gjithë…

Tom Yazdgerdi:… prandaj, këtë e mendojë me kujdesin që duhet pasur kur mendohet të krahasohen të dy situatat.

Bugajski: Pajtohem plotësisht. Por, si ndodhë të jetë puna në Maqedoni, lidhur edhe atje me pozitën e popullatës shqiptare. Përfshirjen e tyre në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e të tjera. Si do të krahasonit këtë situatë me Kosovën

Tom Yazdgerdi: Prapë se prapë edhe këtu kemi të bëjmë me një situatë ndryshe. Koalicioni qeverisës, përfshirë këtu edhe palën shqiptare në koalicion, por edhe partitë shqiptare, kanë arritur të gjejnë qëllimin e përbashkët, duke shfrytëzuar marrëveshjet kornizë të Ohrit. A do të thotë kjo se çdo gjë që thekson marrëveshja kornizë e Ohrit? Me siguri jo! Por ajo që në realitet u bë ishte se me këtë u mundësua një platformë dhe rast për integrim të komunitetit shqiptar në Maqedoni edhe më tej. A është puna ashtu si do të donim të shohim të vend? Jo nuk është, por a mundëson kjo platformë përmirësimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptarë në Maqedoni? Po, këtë e bën. Mendoj se ka shumë nevojë për vullnet politik, mirëkuptim më të madh në nivelin e komunitetit, sepse që të dy komunitetet duhet të njohin njëra tjetrën pak më shumë dhe të pranojnë njëra tjetrën pak më shumë. Prapë se prape, mendoje se duhet që situata e pakicës shqiptare, qoftë në Maqedoni, Serbi apo në Mal të Zi, të shihen si situata të ndryshme e jo si piktura të pikturuara me brushë të njëjtë. Secili komunitet ka sfida të ndryshme, çështje të ndryshme, aspekte stresuese të ndryshme…

Bugajski:…dallim në eksperiencë me qeverinë…

Tom Yazdgerdi:… po eksperienca të ndryshme historike, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos provojmë të fusim të gjitha këto situata në një thes, duke thënë se janë të njëjta, sepse nuk janë.

Bugajski:Të kthehemi te Kosova dhe bllokimi i Kuvendit, për të cilin unë mendojë së është bllokim i demokracisë. Por, kur publiku i gjerë e sheh një gjë të tillë, a nuk e rritë pakënaqësinë e tyre me institucionet publike… ne kemi zgjedhur këta, ndërsa këta nuk funksionojnë, nuk lejojnë që të aprovohen legjislacion. A mund të ketë rrezik të shkëputjes së lidhjes së institucioneve me qytetarët?

Tom Yazdgerdi: Ashtu mendojë edhe unë. Gjithashtu, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, kjo shkëputje do të rritet edhe më tej. Këtë e shoh si në rrezik. Mund të kritikoni Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë, kjo gjë është në rregull. Kjo edhe është puna e opozitës dhe gjithashtu është shenjë e shëndetshme e demokracisë. Nga ana tjetër, tentativa për të kufizuar me dhunë debatin dhe funksionimin e institucionit, sado që të jetë i pa përkryer, sado që të jetë jo i përkryer edhe ky i yni i Shteteve të Bashkuara, është e papranueshme dhe është gabim. Gjithashtu mendojë se të gjithë duhet të ngrihemi dhe të themi, mjaft me këtë, ko duhet të ndalet!

Bugajski: Kam dëgjuar nga disa njerëz, të cilët ndoshta nuk e njohin rajoni aq mirë, apo kanë agjendë të caktuar politike, të cilët thonë se Kosova është shtet i dështuar. Kjo edhe shërben agjendës të fuqive të tjera.

Tom Yazdgerdi: Ashtu mendojë edhe unë. Ka disa fuqi të caktuara politike që duan të thuan këtë në çdo mënyrë, prandaj janë duke kërkuar çështje te të cilat mund të tregojnë me gisht për të thënë se Kosova është shtet i dështuar. Por nuk është. Mund të jetë shtet shumë përparimtarë, mendojë unë, po që se i jepet rasti. Por ja që mendojë se e ardhmja në këtë drejtim me MSA-në dhe integrimin Evropian është si një rreze shprese, nëse mund të them ashtu. Nuk është vend i lehtë, sepse kam shërbyer tre vjet atje dhe e di që nuk është një vend i lehtë, posaçërisht për të rinjtë të cilët janë duke kërkuar mundësi dhe për të është shumë vështirë… po duhet të kthehem te ajo që thashë më herët, se duhet të fillohet diku. Ndërsa ky hap i parë i integrimit do të ofrojë më shumë stabilitet, që me siguri nënkupton më shumë investime të huaja. Kosova ka shumë sfida. Ka nevojë për furnizim të qëndrueshëm energjetik. Mund t flitet për Kosovën C, që është një çështje e vështirë. Ka nevojë për zbatim të ligjit. Ka nevojë për Kuvend, i cili mund të mblidhet pa frikë se opozita do të përdorë dhunë. Ka shumëllojshmëri sfidash. Por mendojë se atje ekziston, një vullnet politik te qytetarët për të ndërtuar shtetin e tyre. Kjo nuk do të ndryshojë.

Bugajski: Po kjo gjë ishte interesante. Opozita mori pjesë në votimin për MSA-në. Kjo gjë është indikator se të gjitha palët janë të zotuara për integrimin Evropian. Kjo është shumë pozitive.

Tom Yazdgerdi: Po ashtu është, por sikur kjo në fund do të përkthehej në atë që Kuvendi të operojë lirisht, do të ishte edhe më mirë.

Bugajski:Në aspektin afatgjatë, a pritet ndonjë jo stabilitet politik? A do të duhej të brengoseshim këtu ne Uashington?

Tom Yazdgerdi: Mendojë së duhet të sigurohemi që pikë se pari qytetarëve të Kosovës t’ua mundësojmë që vet të ndërtojnë shtetin e tyre. Kjo nënkupton vizion të qartë ekonomikpër këtë vend. Siç thashë edhe më herët, është një vend i vështirë. Por mendojë së, po që se lejohet të bëjnë një gjë të tillë ndërsa indikacionet janë se nuk ka arsye të mos bëhet. Nëse e shohim se procesi i dialogut po thellohet, shohim Kosovën duke lëvizur përpara në shtegun e BE-së dhe nëse shohim një integrim më të madh rajonal, e që edhe jemi duke parë, sa i përket infrastrukturës dhe pranimit të Kosovës në organizatat rajonale… prandaj mendojë se Kosova do të ketë sukses të mirë dhe do të bëhet mirë. Por për këtë ka nevojë të ketë më shumë vëmendje, më shumë negociata. Ka gjëra për të cilat e dimë se Serbia nuk është e kënaqur. E dimë se për votën në UNESCO, e cila po afrohet këtë të hënë. Por në fund të fundit, këto elemente janë aty për Kosovën dhe se kështu ka mundësi të jetë më e suksesshme si shtet. Kjo është e vërtetë për tërë rajonin. Më kanë akuzuar se jam shumë optimist për Ballkanin, por mendojë se duhet të jemi. Ata kanë fuqi të aftë punëtore, fuqi punëtore të arsimuar dhe nuk ka arsye pse Kosova apo ndonjë vend tjetër në Ballkan nuk mund të përparojnë së bashku. Përfundimisht, mendojë se edhe të kam thënë këtë edhe më herët Januz,  për mua tani kemi tërë rajonin që lëviz së bashku, me shpejtësi të ndryshme, por së bashku dhe ky nuk ishte rasti i para disa viteve, siç edhe e dimë. Prandaj mendojë se në rast se mund të ngrihemi, mbi rivalitetet dhe urrejtjen e së kaluarës, ku edhe kemi një rast të mirë për të bërë këtë… me BE, sado që është një bashkim jo i përkryer, është një fuqi udhëheqëse dhe të jemi të sinqertë me NATO-n si forcë sigurie, atëherë mendojë së e ardhmja e rajonit është e sigurtë pak a shumë.

Bugajski: Pajtohem me ty se rajoni po lëviz së bashku, por duket sikur një pjesë e mozaikut nuk është krejt si duhet dhe nuk është duke shkuar në drejtimin e njëjtë, pra është fjala për Maqedoninë. Pjesërisht për shkak të keqpërdorimeve të qeverisë dhe jo sigurisë për zgjedhjet, sepse do të mund të kemi zgjedhjen e qeverisë së njëjtë prape se prapë. Por bllokada e Greqisë përmes vetos në BE dhe në NATO lidhur me mospajtimin rreth emrit. A duhet Amerika të përfshihet në këtë punë më shumë?

Tom Yazdgerdi: Por edhe jemi. Shpresojmë se tani i kemi hyrë procesit, sepse ministri i jashtëm Grek vizitoi rajonin, bie edhe Maqedoninë, para disa muajve dhe ai kishte vizituar edhe Maqedoninë, ndërsa ne kemi shpresë se të dyja palët janë të interesuara që të përfshihen në masat e ndërtimit të mirëbesimit. Me këtë shpresojmë se do të arrite deri te mirëkuptimi më i madh dhe zgjidhja e çështjes së emrit. Është vështirë dhe ka qenë vështirë për Maqedoninë, por nuk është e pamundur. Ka pasur edhe çështje më të rënda në botë të cilat janë zgjedhur në politikë. E mendojmë së kjo mund të zgjidhet gjithashtu. Ka qenë vështirë për Maqedoninë. Mendojë se gjëja më e rëndësishme që mund të bëjnë Maqedonasit tani është që të zgjedhin krizën e tyre politike, duke arritur marrëveshjen, për të cilën janë shumë afër, siç kemi dëgjuar. Të mbajnë në proces të mirëfilltë në prillin e ardhshëm. Janë pajtuar të emërojnë prokuror special, për të hetuar disa prej akuzave nga skandali i përgjimeve. Nëse do të kryenin këtë gjë, atëherë, përveç emrit, brengat tjera mund të zgjidhen fare lehtë. Kjo edhe është çështja më e rëndësishme që mund të behet në këtë moment. Qeveria ime shtynë me mjaft fuqi që të dyja palët për të arritur deri te zgjidhja e emrit dhe mendojë se ata mund ta bëjnë këtë.

Bugajski:Të kthehemi te Kosova. Desha të pyes në lidhje me luftën kundër radikalizmit dhe deklaratës së Kryeministrit Mustafa, i cili flet për ligjin i cili parandalon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra të huaja. Kjo do të ndihmojë Kosovës që të përfshihet në kampanjën kundër terrorizmit ndërkombëtarë. A ka rrezikshmëri që Kosova në një mënyrë të bëhet cak i sulmeve të ISIS-it? Posaçërisht si rezultat i këtyre masave të ndërmarra?

Tom Yazdgerdi: Kjo është e vërtetë, për secilin vend që ndërmerr hapa të tillë dhe jo vetëm Kosova. Por me këtë çështje nuk duhet t merreni duke u bazuar në frikë, por në bindje. Këtë është duke u mundua të bëjë kryeministri Mustafa, ndërsa ne e përkrahim. Ai e sheh problemin dhe çështjen. Ne i kemi ofruar ca përkrahje për të, ca ekspertizë teknike për t’u ballafaquar me këtë çështje. Por, prapë se prapë duhet të ndërmerren disa hapa të caktuara, pa marr parasysh se a do të mund të bëheshit cak i sulmeve potenciale, sikurse të tjerët. Prandaj mendojë se është duke bërë gjënë e duhur. Ne jemi duke u munduar të ndihmojmë me praktikat më të mira. Ndërsa siç e din, kjo nuk është punë Kosove, për është çështje rajonale gjithashtu. E dini numri i luftëtarëve të huaj bazuar në kokë banori, është mjaft i lartë nga Ballkani. Është për t’u brengosur. Mirëpo lajmi i mirë është se patëm këtë samitin e luftimit të ekstremizmit, ku shtetet e Ballkanit ishin të përfaqësuara mjaft mirë. Kjo është një çështje rajonale të cilën të gjithat duhet t’a marrin seriozisht duke u paraqitur si një fron i bashkuar… mendojë se Kosova është duke  e bërë mu këtë.

Bugajski: Supozojë se do të adresohet edhe problemi i rekrutimit të xhihadistëve nga disa prej këtyre vendeve. A ka programe për të ndihmuar imamëve dhe komunitetit islam që të them ashtu, të ekspozojë disa prej këtyre…?

Tom Yazdgerdi: Ideja prapa këtij veprimi është i tillë që – dhe unë kam paksa përvojë nga Afganistani, kur kam shërbyer në Kabul, ku problemi ishte i nivelit më të lartë, siç mund të paramendoni. E tërë ideja e asaj që e quajmë kundër lufta e ekstremizmit të dhunshëm ( në anglisht quhet CDI), përfshinë shumë aspekte. Nuk është vetëm zbatimi i ligjit. Edhe pse kjo është me rëndësi. Nuk ka të bëjë vetëm me aprovimin e ligjeve në Kuvend.  Ka të bëjë me punën në komunitetet lokale dhe me shqyrtimin se çka janë imamët duke përcjellë si mesazhe te njerëzit? Çfarë janë duke iu thënë, posaçërisht gjatë lutjeve të së premtes? A mos vallë janë duke inkurajuar këtë lloj sjelljeje ekstreme dhe nëse po, pse? A kanë mundësi të rinjtë? Çfarë bëjnë ata pas shkolle? A mund të gjejnë punë kur të diplomojnë nga shkolla e mesme ose fakulteti? Pra ne jemi duke punuar me qeverinë e Kosovës, por jo vetëm. Gjithashtu edhe me qeveritë rajonale dhe në tërë botën në lidhje me çështjet e ngjashme të rekrutimit të xhihadistëve potencial, prandaj këtë punë ne e marrim shumë seriozisht dhe atë në shumë nivele.

Bugajski :Po supozoj se nuk do të pajtoheshit me paragjykimin se Ballkani është tokë e pëlleshme për terrorizëm, gjë që e dëgjojë nga disa komentues nga perëndimi?!

Tom Yazdgerdi: Një supozim i tillë nuk është fer dhe është i pasaktë. Kjo është një çështje me të cilën po merremi, por ai rajon nuk mund të thuhet se është tokë e pëlleshme për terroriste.

Bugajski:Keni dëgjuar për arë pasazhin në formë gjysmëhënë, të cilën e promovon Rusia dhe e paraqet nga Bosnja, nëpër Kosovë dhe deri te Çeçenia!

Tom Yazdgerdi: Po, por nuk pajtohemi me një pohim të tillë! Ky është një…

Bugajski: …konstruksion mitologjik!

Tom Yazdgerdi: …po ashtu…

Bugajski:Më lejoni t’ju pyes një pyetje këtu. Sa i përket terrorizmit ndërkombëtarë, tani jemi duke u ballafaquar edhe me një rol më agresiv Rus, në lidhje me shumë rajone, përfshirë edhe Ballkanin. Kërcënime kundrejt NATO-s dhe zgjerimit të BE-së. Këtë e kemi parë në Malin e Zi, ku kryeministri Gjukanoviq është ankuar për influencën Ruse. E shohim në propagandë, në dezinformim, në mediat sociale. Duke mbajtur anën e ndarjeve politike dhe etnike. Duke akuzuar Shtete e Bashkuara se po zbatojnë revolucione të ngjyrosura, bile edhe n Maqedoni. A do të duhej të brengoset Kosova për këtë punë edhe pse nuk ka shumë influencë Ruse në botën ku flitet shqip. Por në një far mënyre janë të rrethuar nga aktivitetet subversive Ruse në rajon. Si do të duhej të adresohej kjo çështje?

Tom Yazdgerdi: Ja kështu mendojë. P.sh. përmendët Malin e Zi, ku definitivit ka influencë Ruse në procesin atje. Por, shihni sipas anketave të cilat janë kryer, del se përkrahja për NATO-n është duke u rritur. Kjo është një gjë mjaft e mirë, ndërsa qeveria ka arritur që të bëjë një punë të shkëlqyer se çfarë kuptimi ka anëtarësimi në NATO për popullatën. Ndërsa, kam bindjen se derisa i afrohemi dhjetorit të këtij viti, kur edhe pritet të dërgohet ftesa për anëtarësim, rezultatet e anketimit do të jenë edhe më të larta. Me këtë mendojë së qeveria atje është duke bërë punën e duhur. U jep hapësirë qytetarëve të protestojnë, sepse ka qytetarë të cilët nuk pajtohen dhe janë kundër NATO-s dhe kjo është në rregull. Ata mund të protestojnë, por çështja kryesore është se këtë duhet ta bëjnë në mënyrë jo të dhunshme. Edhe atëherë kur kishte dhunë, qeveria reagoi në masë të duhur në pjesën më të madhe. Për këtë mendojë se duhet të shihet influenca Ruse në Ballkan jo duke shkaktuar panikë, por duke e kuptuar se çfarë është dhe të njihet mirë, duke pasur parasysh se cili do të jetë rezultati përfundimtarë, pra zgjerimi i BE-së, integrimi, zgjerimi i NATO-së, për ato shtete që e duan atë. Pra edhe një herë mendojë së ky është principi organizues. Ti flet për interesat energjetik të Rusisë në Ballkan. Shihni se si vendet e ndryshme janë të ndikuara në mënyra të ndryshme, ka të tilla që janë më të varura dhe të tilla që janë më të pavarura. Unë mendojë se brenga ynë si qeveri dhe këtë e kemi të përbashkët me BE-në, është që të sigurohemi që askush të mos mbetet peng i një burimi, apo një shteti. Por dëshirojmë diversifikimin, për këtë arsye e kemi inkurajuar Kroacinë që të zhvillojë terminalin LNG, me të cilin ata janë pajtuar. Qoftë ky një terminal lundrues apo një i tillë në breg. Inter-konektorët midis Greqisë dhe Bullgarisë, apo Serbisë. Te gjitha këto janë çështje shumë me rëndësi, që do të zvogëlonin varësinë. Në esencë do të mbanin larg çfarëdo dëshire nga Rusi apo dikush tjetër kur mundohen të influencojnë situatën në vend në mënyrë që nuk ndihmon, apo nuk përkrah dëshirat e theksuara nga vendi i caktuar për integrim Euroatlantik. Sa i përket Kosovës, nuk kemi se çfarë të brengosemi për influencën pro-Ruse në Kosovë. Mendojë se duhet të shohim dhe të mbajmë parasysh, por jo të bëjmë shumë panikë në lidhje me këtë, por të merremi me çështjet atje ku ka të tilla. Qeveria në masë të madhe është duke e bërë një gjë të tillë.

Bugajski:Ndoshta është herët për të folur për këtë, po ka diçka që sapo mu kujtua. U përmendet anëtarësimin në NATO për Malin e Zi, me mundësinë e zgjerimit të ri. Ku do të ketë Kosova mundësinë të bëhet anëtare e NATO-s?

Tom Yazdgerdi: Ne e dimë së disponimi është që të bëhen anëtare qysh nesër. Por mendojë së ka ende gjëra që ata duhet bërë, është më se e dukshme se ende duhet të bëhet shumë. Së pari ekziston kjo ide e konvertimit të Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura, ndërsa ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kjo nuk është e lehtë, që serbët e Kosovës të ndjehen të sigurtë me këtë dhe të pajtohen me këtë. Ndërsa nëse ky është qëndrimi i Kosovës, për të cilin jam i sigurtë se është i tillë, ka shumë hapa që duhet bërë, para se të realizohet një gjë e tillë.. / RTKlive.com

Lexo me shume nga kjo kategori…