Komuna e Prishtinës ka nisur ndriçimin e rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës. Në kuadër të projektit për zgjerim dhe modernizim të rrjetit publik do të ndriçohen 35.5 kilometra rrugë.

Ndriçimi i rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike,po bëhet edhe për sigurinë e qytetarëve.
Derisa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, tha që kjo përveç kostos së lirë për Komunën, është edhe më e thjeshtë për mirëmbajtjen.
Sejdiu tha se do të vazhdohet me projektin për zgjerimin e ndriçimit dhe se rrugët dhe lagjet e Prishtinës të mos jenë me orar të punës.
“Do të krijojmë një model publik të qëndrueshëm, i cili edhe sa i përket kostos më i lirë për Komunës, por edhe sa i përket mirëmbajtjes është më i thjeshtë për Komunën. Në fakt, krejt këtë projekt të cilin e prezantoi drejtori Gashi është në vazhdën e angazhimit tonë që secili cepi Prishtinës të jetë i sigurt, dhe që rrugët dhe lagjet të mos jenë me orar të punës, pra deri në natë. Po mundohemi të bëjmë këtë si një punë që në fakt i angazhon edhe qytetarët në këtë aspekt, duke u siguruar që edhe ato që ndriçohen dhe të mirëmbahen”, tha ai.
Kurse, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi, tha se çdo cep i Prishtinës do të bëhet me ndriçim.
“Është pjesë e ndriçimit dhe të projektit të ndriçimit në Prishtinë, në këtë kontratë janë diku 35.5 kilometra të parapara për me zgjeru ndriçimin, normalisht sikur vitin e kaluar, deri përafërsisht 40 km me të njëjtën kontratë, tash të shohim si do të na del situata në teren. Kjo shkon në vazhdën e zgjerimit dhe modernizimit duke parë të arsyeshme, se ndriçimi nuk është vetëm në aspektin e ndriçimit në atë mënyrë, por do të jetë edhe në aspektin e sigurisë, dhe në çdo cep të Prishtinës do të vazhdojnë me ndriçim”, tha Gashi.
Ndërkohë, të shtunën Komuna e Prishtinës ka rivitalizu ndriçimin e rrugës së Tokbahçes. Ata kanë bërë apel për qytetarët, që në mirëmbajtjen e hapësirave të tyre dhe se këto investime janë nga taksat e tyre./Kosovapress/