Çka pritet t’iu thotë Kryeministri nesër deputetëve?

Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se kryeministri nesër do të dalë para deputetëve me argumentet e ditura tashmë për Asociacionin e Komunave Serbë në Kosovë.

Ai ka thënë se kryeministri është për atë që debati të zhvillohet në Kuvend e jo në rrugë.
“Kryeministri do të informojë Kuvendin. Do t’u drejtohet deputetëve për t’i sqaruar të gjitha shqetësimet. Apeli i kryeministrit ka qenë qe debati të zhvillohet në Kuvend, jo në rrugë”, ka thënë Berisha në një intervistë për RTK’në.
I pyetur se me cilat argumente do të dalë kryeministri Mustafa para deputetëve, Berisha ka thënë se janë argumente që kryeministri në vazhdimësi i ka bërë të ditura si për qytetarët ashtu edhe për skenën politike në vendin tonë.
“Argumentet e Kryeministrit janë në linjë me atë që opinioni deri tani i ka kuptuar dhe i ka dërguar. Kryeministri ka sqaruar të gjithë se është bërë e pamundura për të respektuar Kushtetutën e Kosovës, që çdo kompetencë është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës sikur që besohet fuqishëm se do t’i prijë integrimit të serbëve të Kosovës”, ka thënë ai.
“Opinioni duhet ta dijë se nuk është kryeministri Mustafa i vetmi që negocion për këto marrëveshje. Është fakt që kryeministri ka vënë firmën, por ligji ka qenë që ka pasur 90 vota të cilat kanë qenë edhe prej deputetëve të opozitës. Detyrimi që kishte trashëguar Kuvendi tani po e ekzekuton qeveria dhe nuk ka asgjë tjetër”, tha veç tjerash Berisha në këtë intervistë. / RTKlive.com

Lexo me shume nga kjo kategori…