Bashkësia Islame: Bajrami më 17 korrik, ditë e premte

Kur besimtarët myslimanë kanë hyrë në pjesën e fundit të muajit të Ramazanit, Bashkësia Islame e Kosovës BIK, ka bërë të ditur se dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë më 17 korrik, por te qytetarët është ngritur dilema nëse dita e Bajramit lejohet që të bie kur dita e javës është e premte.

Ditë më parë është raportuar nga disa media se llogaritja për këtë vit është bërë gabim dhe se ramazani është 30 ditë.

Por, në BIK thonë se gjithçka është në rregull. Ahmet Sadriu zëdhënës i BIK-ut, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se ata kanë nxjerrë një rregullore dhe se nuk ka ndonjë ndryshim.

“Jo nuk ka ndryshuar asgjë. Ne kemi nxjerrë një rregullore dhe se nuk ka asnjë ndryshim”, ka thënë ai.

Shumë qytetar kanë shprehur kureshtjen nëse Dita e Bajramit bënë të jetë të premten (xhumanë). E për këtë Sadriu është shprehur se nuk ka ndonjë të keqe.

“S’ka kurrfarë problemi, vetëm sa e bënë me madhështore festën”, tha Sadriu.

Dita  e parë e Bajramit do të jetë me 17 korrik, kurse falja e  Namazit të Bajramit bëhet në orën 5 :48 të mëngjesit. /lajmi.net

Lexo me shume nga kjo kategori…