Kosi ul rrezikun e prekjes nga diabeti

Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2.

Artikulli i publikuar në revistën “Diabetologia”, tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2. Në këtë studim morën pjesë 4,255 persona, tek të cilët regjistrohej çdo gjë që ata konsumonin gjatë ditës.

Personat të cilët kishin konsumuar më shumë kos, kishin 24% më pak mundësi të prekeshin nga diabeti, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar kos.

“Nga ky studim del se ka ushqime të veçanta luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2,” tha një prej studiuesve, duke shtuar se kosi mund t’i shërbejë mbarë organizmit. /infokosova.net

Lexo me shume nga kjo kategori…

Antibiotikët bio që nuk skadojnë

Është një realitet i trishtë që muajt e ftohtë bashkohen me të ftohtët e gripin, por është një fakt. Madje edhe më të fiksuarit ndaj higjienës dhe dizinfektantëve të duarve nuk i shpëtojnë dot virozave, duke u palosur në shtrat për ditë të tëra të sëmurë nga gripi....

mehr lesen

Kivi largon nikotinën nga trupi juaj

Secili nga ju tashmë dini për pasojat që i lë duhani shëndetit tonë, por është tejet e vështirë që të merret vendimi për ta lënë atë.Kjo ka një arsye të thjeshtë, ngase organizmi krijon një varësi të fortë ndaj nikotinës. Megjithatë ekziston një mënyrë aleternative,...

mehr lesen