Profeti Muhamed – Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed – Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij, Abdullahu, ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte. Nëna Emine jetoi derisa ai u bë gjashtë vjeç. Muhamedi jetim u mor nën mbikëqyrje së pari nga gjyshi Abdumuttalib për dy vjet dhe më vonë nga xhaxhai Ebu Talibi sipas amanetit të gjyshit.

 Profeti i fundit ishte fryti i lutjes së Profetit Ibrahim, i lajmeve të mira të Jezusit dhe i ëndrrës së nënës së tij Emine. Pasi ndërtoi Qaben, Profeti Ibrahim iu lut Allahut:

“O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”.” (Bekare, 2:129)

Jezusi u foli atyre që ishin pranë tij rreth Profetit që do ta pasonte të quajtur “Ahmed.” Nëna e Muhamedit, Emine, pa një ëndërr në të cilën asaj iu tha:

 “Ti mban në mitrën tënde udhëheqësin e njerëzve” dhe kur ai lindi, ajo tha: “Unë ia lashë nën mbrojtje Të Vetmit (Allahut) për ta ruajtur nga e keqja e çdo lakmitari”; dhe pastaj ia vuri emrin Muhamed.”

 Lindja e Profetit qe një shenjë e pranimit të asaj lutjeje, manifestimit të atyre lajmeve të gëzuara dhe realizimit të asaj ëndrre.

 Babai i Profetit, i cili përpara se Profeti të vinte në këtë botë, qe nisur njëherë për në një qytet tjetër për arsye tregtie, u sëmur dhe vdiq, pastaj u varros në Medine. Kështuqë Profeti nuk e pa kurrë babain e tij. Që kur lindi e derisa u bë katër vjeç, ai qëndroi me nënën e tij të gjirit Halimen. Më pas ai qëndroi edhe dy vjet të tjera me nënën e tij Eminen. Kur ishte gjashtë vjeç, e ëma e mori me vete në Medinë për të takuar kushërinjtë dhe për të vizituar varrin e babait të tij. Meqenëse Selma, nëna e gjyshit të Profetit ishte nga Medina, ata kishin kushërinj në atë qytet. Varri i babait të Profetit Muhamed ishte në kopshtin e shtëpisë së dajallarëve të tij në Nabiga. Emineja e vizitoi varrin e burrit të saj Abdullah dhe Profeti u njoh me kushërinjtë e tij nga fisi Naxhar. Gjatë rrugës së kthimit, Emineja u sëmur dhe vdiq në një vend të quajtur Abva, ku edhe u varros. Ummu Ajman e solli Profetin në Mekë dhe e la atë nën kujdesin e gjyshit të vet. Ai qëndroi te gjyshi nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën tetë vjeç. Kur gjyshi i Profetit vdiq, sipas amanetit të tij, Muhamedi shkoi të jetonte me xhaxhain e tij, Ebu Talibin. Ebu Talibi ishte një njeri i respektuar në Mekë dhe njihej si djali më i respektuar i Abdumuttalibit.

 Profeti Muhamed i përjetoi të gjitha këto vdekje kur ishte fëmijë. Megjithatë kjo gjë nuk e mposhti. Ai u bë çobani i deleve të xhaxhit të tij në Mekë. Ai i kryente të gjitha punët e shtëpisë me kënaqësi dhe kontribuonte në buxhetin e familjes. Halla e tij, Fatime, e trajtoi si birin e saj dhe ai kurrë nuk e harroi këtë. Gjatë atyre viteve, kudo që Profeti të ishte duke jetuar, qoftë edhe kur ishte në shtëpinë e nënës së tij të gjirit, ai sillte begati. Është fakt që, megjithëse Ebu Talibi nuk ishte njeri i pasur ato vite, pas ardhjes së Profetit për të banuar tek ai, u bë e qartë se ai ishte një burim bekimi për shtëpinë e tij.

 Kur ai u bë 13 vjeç, filloi të punonte duke e ndihmuar xhaxhain e tij në tregti. Ai u mor me tregti për shumë vite dhe u bë i njohur për ndershmërinë dhe virtytet e tij. Kur ishte 20 vjeç, hyri në një institucion të quajtur Hilful Fudl (aleanca e të virtytshmëve), i ngritur nga disa banorë të Mekës për të luftuar hajdutët, plaçkitësit, kaçakët, shtypjen dhe padrejtësinë; aty ai qe një anëtar shumë efikas. Kur u bë 25 vjeç, u martua me Hatixhen. Hatixhja ishte 40 vjeçe në ata kohë dhe në propozimin e saj për martesë, në radhë të parë ndikoi reputacioni i tij si “El Emin” (i besueshmi, i ndershmi). Kur ishte 35 vjeç ai luajti rolin e gjyqtarit në Qabe; pati një mosmarrëveshje kur erdhi puna për të vendosur Gurin e Zi në vendin e duhur pasi secili fis pretendonte se u takonte atyre nderi i kryerjes së kësaj pune. Profeti e vendosi gurin mbi një çarçaf dhe i tha secilit prej kryetarëve të fiseve të kapte nga një cep të tij duke shmangur kështu një konflikt të mundshëm midis fiseve.

 Kur Profeti vajti rrotull të dyzetave, filloi të izolohej nga bota dhe nisi të dilte jashtë qytetit për meditim dhe adhurim. Ai kishte jetuar një fëmijëri dhe rini të pastër. Tani, duke kthyer kokën pas, ai ndjehej thellësisht i mërzitur nga korrupsioni dhe amoraliteti në të cilin jetonin njerëzit përreth tij. Kështuqë ai filloi të rrinte për periudha të caktuara kohore në një shpellë të quajtur Hira, pranë Mekës. Qëndronte aty për njëfarë kohe dhe më pas kthehej në shtëpi. Njëherë gjatë kthimit, ai dëgjoi një zë nga mesi i shkëmbinjve dhe pemëve që i thirri: “O Muhamed!”. Për rrjedhojë, ai nisi të shikonte ëndrra të cilat realizoheshin të nesërmen.

 Kur mbushi 40 vjeç, në vitin 610 gjatë muajit të Ramazanit, kryeengjëlli Xhebrail erdhi tek ai dhe periudha e shpalljes filloi. Shpallja e parë qe ajeti që nis kështu:

 “Lexo në emër të Zotit tënd i Cili krijoi…”. Kështu Allahu i Madhëruar ia caktoi detyrën e Profecisë Muhamedit.

 Njerëzit e parë që pranuan ftesën e Profetit për në Islam qenë Hatixhja, Aliu, Zejd ibn Harithe dhe Ebu Bekri. Ata u pasuan nga Osmani, Abdurrahman ibn Avf, Sa’d ibn Ebi Vakkas, Talha dhe Zubejri. Këta myslimanë të parë, e veçanërisht Profeti, vuajtën tortura të mëdha nga duart e idhujtarëve. Në fakt, shumë myslimanë si Jasiri dhe e shoqja Sumeje u vranë pas torturave të padurueshme. Bilali Habeshi, Ebu Fukajha, Habbab ibn Eret dhe Ummu Abis, Nahdije dhe Dhinnira gjithashtu vuajtën shumë. Këta qenë njerëzit të cilët poshtëroheshin vazhdimisht nga idhujtarët; madje edhe skllevërit dhe shërbëtorët e myslimanëve i nënshtroheshin shumë vështirësive.

 Qëndresa e këtyre myslimanëve të parë, ndikoi së tepërmi në përhapjen e Islamit. E vërteta është se gjatë viteve të para të profecisë së tij, burra të fuqishëm e trima si Hamzai dhe Omeri e përqafuan Islamin dhe e gjetën veten përkrah sahabeve dhe Profetit. Sa më shumë rritej numri i atyre që besonin në fenë Islame, aq më shumë shtoheshin dhe pengesat e idhujtarëve që synonin pengimin e përkrahjes së kësaj feje të re. Në vitin e pestë dhe të gjashtë të profecisë, të detyruar nga situata, disa myslimanëve iu dha leje nga Profeti për të emigruar në Abisini (Etiopi). Në vitin e shtatë, jobesimtarët i izoluan myslimanët në një zonë të Mekës dhe i bojkotuan ata. Atyre iu ndalua tregtia, udhëtimet dhe marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Kjo situatë zgjati për tre vjet. Në vitin e dhjetë të Profecisë, bashkë me vdekjet e njëpasnjëshme të Hatixhes dhe Ebu Talibit, vuajtjet dhe torturat e shkaktuara nga armiqtë e Islamit u shtuan edhe më tepër. Hatixhja dhe Ebu Talibi ishin njerëz të respektuar dhe ky respekt në njëfarë mase kishte garantuar një nivel mbrojtjeje për Profetin. Në këtë kohë, Profeti Muhamed vajti në Taif në përpjekje për të gjetur pak mbështetje nga jashtë. Populli i Taifit jo vetëm që refuzoi të pranonte Islamin apo t’i jepte ndonjë mbështetje Profetit, por ata madje e goditën me gurë dhe ai mezi ia doli të shpëtonte duke u strehuar në një kopsht pemësh jashtë Taifit i larë në gjak. Në lutjen e tij pasi i ishte nënshtruar këtij trajtimi të tmerrshëm, Profeti tha se nëse ishte duke e përmbushur siç duhet misionin e tij, këto tortura nuk kanë rëndësi për të. Nuk ka asnjë dyshim se ai veproi drejt dhe se ai i përmbushi përgjegjësitë e veta.

 Në këtë kohë, ata që sundonin në Mekë, morën një vendim sipas së cilit ai nuk duhej të kthehej më në qytet. Për këtë arsye, ai u kthye tek Mut’im ibn Adij në mënyrë që të siguronte dorëzanësinë e tij për të hyrë në Mekë. Ekzistonte një traditë e ndjekur gjerësisht në atë kohë në mes të njerëzve të shquar të fiseve Kurejshe, sipas së cilës, një person mund të sigurohej duke fituar mbrojtjen e tyre. Në kohën kur gjithë këto vuajtje të njëpasnjëshme binin si rrebesh mbi kokën e tij, Profeti Muhamed u mor nga Allahu në një udhëtim qiellor (Mi’raxh); kjo bëri që ai të hynte në audiencë të Allahut të Madhëruar dhe ai u bekua në marrjen e urdhëresave hyjnore pa ndonjë ndërmjetës. Në këtë natë, Profeti zbriti me vete shumë nga rregullat që ndodhen në suren Isra, surja e shtatëmbëdhjetë e Kuranit; 12 nga urdhëresat që ndodhen ndërmjet ajetit të 12 dhe atij të 39 të sures Isra, u shpallën në këtë natë. Ato mund të renditen në këtë mënyrë:

1. Bëhuni shërbëtor të Allahut dhe të askujt tjetër!

2. Trajtojini mirë prindërit!

3. Jepuni të drejtën që u takon të afërmve, të varfërve dhe udhëtarëve!

4. Mos ji as koprrac e as dorëlëshuar!

5. Mos i vrit fëmijët tuaj nga frika e varfërisë!

6. Mos bëj imoralitet apo veprime të shthurura!

7. Mos vrit!

8. Mos abuzo me pasurinë e jetimëve!

9. Mbaji premtimet!

10. Ki kujdes masën dhe peshën në tregti!

11. Mos ndiq atë për të cilën nuk ke dijeni (nëse është e mirë apo e keqe) dhe përmbahu nga pohimet e pabaza dhe hamendjet!

12. Shmangu nga mburrja dhe mendjemadhësia!

 Dhurimi i një mrekullie të tillë të shkëlqyer nëpërmjet Profetit Muhamed, ishte një shenjë që tregonte se herët a vonë Islami do të ndriçonte botën.

 Pavarësisht gjithë vështirësive, përpjekjet e Profetit Muhamed për të përhapur mesazhin e Islamit vazhduan. Ai i intensifikoi edhe më tepër përpjekjet nëpër udhëkryqe ku udhëtarët që vinin nga jashtë qytetit mund të kalonin. Më në fund, një grup prej gjashtë burrash që kishin ardhur nga Medine (Jethribi i atëhershëm) për pelegrinazh, dëshmuan vërtetësinë e mesazhit që ai solli dhe premtuan të plotësonin kushtet e Islamit. Vitin tjetër, pesë veta nga ky grup erdhën bashkë me shtatë njerëz të tjerë nga Medina dhe i dhanë besën Profetit në Akabe. Një besëlidhje e dytë u bë me shtatëdhjetë e pesë njerëz vitin tjetër, të cilët premtuan se do ta mbronin Profetin ashtu siç mbronin gratë dhe fëmijët e tyre. Në ditët që pasuan, me lejen e Allahut dhe të Profetit, myslimanët që po vuanin në Mekë, emigruan në Medine. Ky emigrim njihet si Hixhret në literaturën Islame. Të fundit që emigruan qenë Profeti dhe Ebu Bekri. Ky qe një emigrim i vështirë, me idhujtarët e Mekës që i ndoqën ata që nga shpella Theur në jug të Mekës dhe vazhduan derisa arritën në Medine. Profeti dhe Ebu Bekri patën një udhëtim me mjaft rreziqe, por më në fund, ata ia dolën të hynin në Medine. Populli i Medinës, ndryshe nga mekasit, i përkrahu ata të cilët kishin braktisur shtëpitë e tyre në Mekë për hir të Allahut. Për këtë arsye, Allahu i madhëruar i quan medinasit Ensarë (ndihmëtarët) në Kuran. Është fakt që u vendos një vëllazëri midis Emigrantëve dhe Ensarëve menjëherë pas emigrimit të Profetit. Në këtë mënyrë, akti i të ndihmuarit të njerëzve mori një dimension shpirtëror. Kjo mbështetje ndihmoi në kapërcimin e problemeve psikologjike. Emigrantët gjeten mundësinë të ndanin përvojën e tyre në Islam me popullin e Medinës. Emigrantët hapën dyqane dhe tregje dhe ata qenë në gjendje të plotësonin nevojat e tyre brenda një kohe të shkurtër. Në këtë mënyrë, myslimanët përfituan nga jeta ekonomike e qytetit.

 Të gjitha këto ngjarje i frikësuan idhujtarët e Mekës. Ata dëshironin t’i shkatërronin myslimanët përpara se ata të forcoheshin. Rezultat i kësaj qenë luftërat ndërmjet myslimanëve dhe idhujtarëve si ajo e Bedrit, Uhudit, Hendekut dhe Murajsit. Në vitin 630, Meka u mor pa gjakderdhje. Profeti u rikthye si triumfator në qytetin nga i cili ishte përzënë. Synimi i tij pas rikthimit ishte të pastronte Qaben prej idhujve dhe të rikthente Qaben e ndërtuar nga Profeti Ibrahim dhe rrethinat e saj ashtu siç duhej të ishin. Profeti nuk u hakmor dhe as nuk mbajti mëri. Përkundrazi, ai shpalli një amnisti të përgjithshme. Ai e tregoi madhështinë e tij duke falur kur ishte i fortë. Ai po planifikonte bashkimin, lartësimin dhe nuk kishte kohë për të humbur në çështje të parëndësishme. Dhe vërtet, muezini i Profetit, Bilali Habeshi, duke kënduar ezanin nga tarraca e Qabes, shpalli superioritetin dhe njësinë e Allahut të vetëm duke bërë që të ushtojnë qiejt e Mekës.

 Fisi mendjemadh dhe arrogant Havazin, pjesëtarët e të cilin nuk i përtypnin dot këto zhvillime të reja, thurën plane për të parandaluar ecjen përpara të myslimanëve, por këto plane nuk patën sukses. Ata u mundën në luftën e tyre nga myslimanët. Si rezultat, Islami u përhap gjithandej në të gjithë rajonin duke filluar që nga rajoni i Hixhazit dhe duke u shtrirë përmes Gadishullit Arabik. Brenda një viti pasi Profeti ishte kthyer në Medine, ai priti përfaqësues nga qindra fise.

 Në vitin 623, gjatë kohës së haxhit, Profeti foli përpara më tepër se njëqind mijë myslimanëve. I njohur si Hutbeja e Lamtumirës, ky ligjërim qe një përmbledhje e ideve të Islamit dhe prezantoi parime të përkryera në fushën e të drejtave të njeriut.

 Profeti i dashur i cili ishte në gjendje të komunikonte mesazhet e besuara atij falë durimit e vendosmërisë dhe zgjuarsisë së tij, i mbylli sytë në këtë botë të hënën më 8 Qershor 632.

 Periudha në të cilën jetoi Profeti njihet si Shekulli i Lumtur dhe Epoka e Bekuar. Gjatë kësaj Epoke të Bekuar, ndjekësit e Profetit u quajtën sahabe. Ata kryesisht përbëheshin në shumicën dërrmuese nga Emigrantët (Muhaxhirun) dhe Ensarët. Ky brez ishte i përbërë nga njerëz të cilët ishin të palëkundur në besimin e tyre, të mençur, të sjellshëm, mjaft të aftë, punëtorë, të durueshëm dhe të shkathët, ndaj, ata u bënë shembull për brezat e ardhshëm.

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR!

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR!

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR!

Në pamundësi të bashkimit të të gjithë imamëve në një vend, vendosa të ju drejtohem publikisht me një letër të tillë; sa qortuese aq edhe këshilluese në të njëjtën kohë.
Në prag të shekullit në të cilin kemi hyrë, shihet qartë se bota njerëzore ka pësuar shumë ndryshime në shumë dimensione të jetës së saj. Si popull dhe si komb jemi të vegjël për të ndikuar në ndryshimet globale, apo në orientimet ideologjike ndaj pjesës së botës së madhe dhe të fuqishme. Fundja, këtë edhe nuk na e kërkon askush si përgjegjësi tonën. Në këtë situatë kaq të koklavitur dhe të bombarduar nga të gjitha anët me informacione nga më të ndryshmet, prej gjithsecilit nga mesi ynë nevojitet që të ketë kujdese të shtuar, në mënyrë që çdo njëri të ruaj kopenë e vet, me mundësitë dhe kapacitetin që ka në dispozicion.
Imami shqiptar i cili sot i prinë një grupi të besimtarëve në rrethin e vet ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ai duhet të jetë vigjilent dhe përgjegjës për fjalën e tij publike, dhe i vetëdijshëm për rrugën të cilën e ndjek në interpretimin e mësimeve fetare. Pozicioni ynë gjeografik dhe gjeopolitik kërkon nga ne një qasje të matur, të balancuar dhe shumë mirë të studiuar. Rreshtimi ynë pas shkollave dhe orientimeve të jashtme, dhe pasimi i tyre sipas modelit copy-past, është qartë i dëmshëm si për fenë të cilës i takojmë, e njashtu edhe për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.
Përmes një vështrimi të shkurtër përgjatë këtyre dy dekadave të fundit të cilat po i lëmë pas, shihet se, krahas sukseseve në misionin tuaj si imam, ju keni bërë edhe disa gabime dhe lëshime të cilat nuk do duhej të ishin pjesë e punës tuaj. Gjatë gati 18 viteve të pasluftës, vërehet se në mes jush nuk ka ekzistuar një unitet i duhur, për të pasur qëndrime dhe udhëzime të përbashkëta fetare të mësimeve islame. Prandaj, si rezultat i këtij moskoordinimi kyç, në mesin e besimtarëve tanë të rëndomtë është krijuar një laramani e pa qenë më herët. Në shumë faltore- xhami tona sot, mund të hasësh në dy e tri forma të ndryshme të rreshtimit në namaz, pastaj të lëvizjeve dhe të pozicionimit të çakorduar të besimtarëve. Këto nuk i shkaktuan të tjerët, por mësimet e tuaja.
Kjo si dukuri nuk ka qenë më herët tek ne, dhe as që është bërë fjalë për të. Si imam, një pjesë e juaj ka marr guximin që të veproj krejtësisht i pavarur në mesin e besimtarëve, dhe jo si një trup me një qëndrim unifikues zyrtar. Jeni ndarë në shkolla dhe orientime të ndryshme. Një grup nga radhët tuaja pason shkollën e versionit jo alternativ, një tjetër atë lëvizjeve myslimane me synime politike, kurse një pjesë ka rënë nën ndikimin e grupeve ideologjike fetare dhe doktrinare të vendeve të huaja, të pa njohura po ashtu në mesin tonë.
Megjithëkëtë, vlen të thuhet se pjesa më e madhe e juaj vazhdon të ndjek vijën e interpretimit tradicional të fesë islame tek ne, e cila ishte dhe është bashkuese për të gjitha shtresat e besimtarëve tanë , mirëpo kjo nuk është një garanci për të ardhmen afatgjate, nëse grupet tuaja të reja të mbështetura nga jashtë, vazhdojnë të jenë aktive dhe të çakorduara siç edhe kanë qenë deri më sot.
Duket se sikur nuk keni menduar ndonjëherë qartë dhe thellësisht, se kjo ndarje më së paku u bënë juve nder, ndërsa më së shumti e dëmton unitetin e përbashkët tonë qytetar dhe fetar. Fatkeqësisht, në radhët tuaja ka munguar edhe vigjilenca në kohë se ku mund të përfundojnë këto divergjenca të predikimit fetar, dhe se cili mund të jetë epilogu i tyre.
Me dhe pa vetëdije keni rënë nën ndikimin individëve dhe shkollave të jashtme, të cilat në asnjë mënyrë nuk përputhen me interesin e besimtarëve dhe qytetarëve tanë. Ne kemi pasur, siç edhe kemi nevojë për ndihmën e të tjerëve, siç vazhdimisht edhe do të kemi nevojë për miq të jashtëm, por kuptojeni se asnjëherë nuk do të na bëjë nderë një dorë ndihmëse, e cila na dëmton dhe na godet në ecjen dhe në orientimin tonë kombëtar, gjeografik dhe gjeopolitik.
Një pjesë nga ju nuk ishte dhe fatkeqësisht ende vazhdon të mbetet e pa vetëdijshme për të ndarë Islamin me traditën dhe kulturën e vendit nga ku një pjesë e juaj jeni edukuar dhe arsimuar. Nga ju ende ka të tillë që besojnë se fetvat, dekretet fetare të dijetarëve mysliman mbi rregullimin e jetës sociale të shoqërive myslimane, të nxjerra shekuj më herët, mund të aplikohen plotësisht edhe sot, dhe aq më keq i konsideroni si të pa zëvendësueshme. Ju duhet të kuptoni njëherë e përgjithmonë se vetëm teksti i Kuranit-urtexti i tij, është i shenjtë, ndërsa në asnjë mënyrë jo edhe mendimi i cilit do dijetar mbi të.
Deri më sot nuk keni arritur të bëni as seleksionimin e literaturës fetare, e cila u është servuar nga autorët e ndryshëm, e përpiluar dhe shkruar në emër te mësimeve fetare, me tendenca dhe ngjyrime politike dhe ideologjike, për t`u shërbyer kauzave lokale dhe gjeopolitike të vendeve ku autorët jetojnë dhe veprojnë. Një literaturë kjo, e cila asgjë nuk kanë të bëjnë me rrethanat tona sociale, politike dhe fetare.
Ne duhet të punojmë që të jemi vetja e jonë, dhe për asnjë çmim të mos vëmë në rrezik interesin tonë kombëtar, duke u ndikuar nga të tjerët në emër të interpretimeve të veçanta të fesë. Orientimi ynë në kohë dhe hapësirë është i rëndësisë së veçantë dhe thelbësor për rrethanat në të cilat po kalojmë. Mësimet fetare duhet t`i marrim vet në dorë duke i mbajtur larg ndikimeve të huaja dhe duke i orientuar ato në drejtim të unitetit dhe bashkimit tonë dhe jo në drejtim të përçarjes dhe të stigmatizimit të radhëve tona.
Është mëkat dhe veprim i pafalshëm për ne dhe fëmijët tanë, që vlerat tona fetare sot, t`i përziejmë me fraksione dhe lëvizje politike fetare të jashtme, të cilat atje ku kanë lindur dhe janë aktive, deri më sot historikisht janë treguar dhe dëshmuar si të dëmshme dhe me përmasa katastrofale për besimtarët dhe qytetarët e tyre.
Në vend që të pasoni X ideologun apo X lëvizjen fetare politike, përqendrohuni në vlera fetare mbi etikën dhe moralin, solidaritetin, respektin dhe dashurinë për njëri tjetrin, mbi elementet të cilat na bashkojnë e na forcojnë si shoqëri, komb dhe shtet. Flakëroni çdo element që zbehë dhe rrezikon unitetin dhe vëllazërinë tonë shqiptare në rend të parë, dhe atë gjithënjerëzore në përgjithësi.

XHH

Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu), i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i frikësohej Allahut. Njëherë, kur po merrej me punën e tij të zakonshme, përpara i doli një hajdut i armatosur, që i tha ‘Lëre këtu gjithçka që ke me vete, sepse do të të vras!’ Aba Mi’laku i tha: ‘Me paratë bëj ç’të duash, por me jetën time çfarë kërkon?”

Burri i armatosur iu përgjigj: ‘Paratë janë të miat, por dua edhe jetën tënde!’

Aba Mi’laku tha: “Nëse është kështu puna, më lër të paktën të fal katër rekate namaz!”

Burri i tha: “Falu sa të duash.”

Kështu, Aba Mi’laku mori abdes e më pas fali namazin. Në sexhden e fundit, ai bëri një dua’ me këto fjalë ‘O i Dashur! O Zot i Arshit krenar! O Ti që bën atë që dëshiron! Të lutem, me krenarinë Tënde të pafund, me pronën Tënde të pashtershme, me dritën Tënde që mbush Arshin, më largo nga e keqja e këtij hajduti! O Ti, prej të Cilit kërkojmë ndihmë! Më ndihmo!’ Ai e përsëriti këtë dua’ tri herë. Papritur, aty erdhi një kalorës i cili kishte një shtizë të vendosur midis veshëve të kalit të tij. Sapo e pa, hajduti rendi ne drejtim të tij, por kalorësi e vrau. Më pas, ky i fundit u drejtua drejt Aba Mi’lakut dhe i tha: “Ngrihu!”

Aba Mi’laku e pyeti:

“Kush je ti, të paça në vend të nënës dhe babait?! Allahu më ka ndihmuar sot me ty!” Kalorësi u përgjigj: “Unë jam një engjëll nga qielli i katërt. Kur bëre dua’në e parë, dëgjova zhurmën e dyerve të qiellit.

Pasi bëre dua’në e tretë, m’u tha “Kjo është dua’ja e një njeriu që është në vështirësi.” Kështu, iu luta Allahut të ma ngarkonte mua vrasjen e tij (hajdutit).” El-Hasani thotë: “Atij që merr abdes, fal katër rekate e më pas bën këtë dua’ do t’i vijë patjetër përgjigja, qoftë hallexhi ose jo.”

DISA FJALË DREJTUAR MJEKËVE DHE TË SËMURËVE

Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

O ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë! Devotshmëria ndaj Allahut është vepra më e mirë, kurse largimi nga ajo, është shpresa më e keqe!

O ju musliman, dynjaja është vend i veprimit dhe i sprovave. Nuk shpëton njeri në të nga e liga dhe nga sëmundja, e cila njeriun e dobëson dhe gjendjen ia ndryshon. Sprovat në të janë begati, dhe sëmundja dhe vështirësitë përgëzim, kurse Allahu nëpërmjet sprovave mëshiron, dhe nëpërmjet begative sprovon. Sa nga begatitë nëse Allahu ia dhuronte robit do t’i bëheshin sëmundje, edhe pse robi i donë ato, dhe sa nga ata që u privuan nga begatit, privimi për ta ishte mëshirë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini”. Bekare 216.

Belatë janë adresa e dashurisë dhe rruga për në Xhenet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Madhështia e shpërblimit vjen nga madhështia e belasë. Kur Allahu e do një popull e sprovon. Kush kënaqet, i takon kënaqja atij, dhe kush zemërohet, i takon zemërimi atij”. Kurse shëndeti është një nga begatitë më madhështore të Allahut mbi njeriun dhe dhurata më e mirë e Tij mbi ta: “Në dy begati njerëzit janë të mashtruar, nuk dinë si t’i shfrytëzojnë: shëndetin dhe kohën e lirë”.

Shëndeti është nga gjërat e para që do të japë llogari robi në ahiret.  I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të pyetet robi nga begatitë Ditën e Kiametit, është ajo për të cilën do t’i thuhet: A nuk të dhuruam shëndet në trupin tënd dhe a nuk të ngopëm me ujë të ftohët?!”.

Nga sprovat më të vështira është marrja e shëndetit apo dëmtimi i saj. Pejgamberët e Allahut u sprovuan me sëmundje. Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Hyra tek i dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ndërkohë që ai kishte temperaturë. O i Dërguar i Allahut, me të vërtetë ti ke temperaturë shumë të lartë – i thashë.  Ai u përgjigj: “Po, është e vërtetë. Unë kam temperaturë aq sa kanë dy burra prej jush”. Dhe po ashtu Ejubi, alejhi selam, ishte i sëmurë edhe atë një periudhë të gjatë.

Sëmundja është shkak për rritjen e gradave dhe faljen e gjynaheve: “Çdo musliman që goditet me sëmundje apo me ndonjë të ligë, Allahu do t’ia fshijë gjynahet siç bien gjethet e pemës”. I sëmuri kur është i sëmurë nuk mundet të vepron ashtu si kur ishte i shëndoshë, dhe për këtë arsye Allahu atij shënon ato vepra nga vullnetaret, sikurse kur ishte me shëndet të mirë.Gjatë sëmundjes së tij, imani dhe mbështetja në Allahun i forcohet dhe mendimi i mirë mbi Zotin e tij i shtohet. Sëmundja në trup për të është mëshirë dhe është shërim për sëmundjet e shpirtit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi dhe shkujdesja dhe mashtrimi. Çdo sprovë e cila nuk është në Fe, është begati dhe mirësi.

O ju musliman, nuk ka shërues tjetër përveç Allahut, dhe nuk i largon belatë përveç se Allahu, kurse rukjeja dhe ai që e ushtron atë, dhe mjeku dhe ilaçi, janë vetëm se sebepe që Allahu nëpërmjet tyre e lehtëson shërimin. Kur të sëmurësh merri sebepet dhe shërohu në hallall, dhe dije se mjeku është sebep e jo shërues. Njeriu nuk shëron, dhe nuk është në dorën e tij as dobia e as dëmi, po mbështetu në Allahun dhe çështjen tënde drejtoja Atij, ngase Ai është që mbron nga çdo dëm dhe tek Ai është mirësia dhe dobia: “i Cili, kur sëmurem, më shëron”. Shuara 80. Kur të sëmuresh drejtoju Atij, ngase çdo ilaç nuk të bën dobi: “Sikur i tërë njerëzimi të bashkohen për të sjellë ndonjë dobi që Allahu nuk e ka caktuar për ty, atëherë nuk do të kenë mundësi ta bëjnë atë të mirë, dhe në të kundërtën nëse mblidhen për të bërë ndonjë të keqe asgjë nuk mund të bëjnë përveç asaj që Allahu e ka caktuar..”.

Nga ilaçet më të dobishme është mbështetja e mirë në Allahun dhe të drejtuarit kah Ai dhe mendimi i mirë për Të. Të lexuarit Kuran dhe ajo që ka ardhur në Synet, janë nga shkaqet e largimit të sëmundjeve. Po ashtu duaja e cila del nga zemra e përulur, dhe e sinqertë, dhe me bindje të plotë bën çudira, kurse lëmosha është nga ilaçet më të mira. Allahu për çdo sprovë që ia jep robërve të Vet, vetëm se ju ka dhënë ilaçe hyjnore që burojnë nga shpallja, t’i largojnë ato bela.

Hurma e llojit axhve është mbrojtëse nga helmi dhe sihri dhe e pengon dëmin e tyre. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me një hadith thotë: “Kush i hanë shtatë hurma axhve në mëngjes, nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie dhe do të jetë i sigurt nga helmi dhe sihri”.

Uji është ilaç për ethet. Ka ardhur me një hadith: Ethet janë nga nxehtësia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që i lehtësoni ato duke i ftohur me ujë”.

Mjalti është gjëja që nuk i afrohet asgjë për nga krijimi i saj, dhe është gjëja më e mirë dhe nuk ka si ajo. Hixhameja është një nga ilaçet më të mira. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me një hadith thotë: “Ilaçi më i mire është lëshimi i gjakut (hixhameja)”.

Fara e zezë (habetu seuda) është ilaç për të gjitha sëmundjet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Me të vërtetë përdoreni farën e zezë, ajo është shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes”.

Ka nga sëmundjet që nuk ka shërim për to, përveç se me Kuran dhe me lutjet profetike, si shkatërrimi i sihrit dhe nxjerrja e xhindit dhe shkatërrimi i gjurmëve nga syri apo mësyshi.

Tek muslimanët është një ujë i bereqetshëm dhe ai është zotëria i ujërave dhe më i miri dhe më me vlerë. Buron nga toka e bereqetshme në Meke dhe emri i tij është Zemzem. Ky ujë është shërim dhe pije e bereqetshme.

Nga këto ilaçe profetike shëruese, përfiton ai që i pranon me bindje të plotë dhe beson në shërim me to.

Me istigfar të shpeshtë largohen sëmundjet dhe zvogëlohen gjurmët e saj. Allahu i Madhëruar thotë: “O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”. Hud 52.

 O ju musliman, sinqeriteti i veprës për hir të Allahut, është sebepi i pranimit të saj. Me sinqeritet, Allahu veprën e vogël e shndërron në të madhe dhe jep bereqet në të.

Mjeku musliman gjithnjë është në hulumtim të gjërave të reja shkencore me qëllim që t’i shërben muslimanëve, duke mos i anashkaluar dispozitat fetare dhe rregullat e saj. Mjeku duhet të jetë besnik dhe garantues i ruajtjes së fshehtësive dhe asaj që e sheh nga pjesët e turpshme të trupit të pacientit. Ai duhet t’i fsheh ato dhe tua fsheh atyre sëmundjet dhe mos t’i përhap ankesat e tyre dhe të sillet me ta me butësi dhe mëshirë.

O ti mjek, pacientët janë ata që ti shpalosën fshehtësitë, ti paraqesin ankesat e tyre pasi që fillimisht ia paraqesin Allahut, ti dorëzojnë trupat dhe mendjet e tyre, madje shpirtrat e tyre, pra, frikoju Allahut në thëniet dhe veprat e tua. Fjala jote tek pacientët është gjykuese, mendimi jot për trupat e tyre është nënshtruese. Pacienti është sprovuar me sëmundje, jo për ta nënçmuar atë, po për t’ia ngritur gradat dhe për ta pastruar nga gjynahet, dhe ti mos u tall me sëmundjen e tij dhe mos e nënçmo belanë e tij.

Mjeku nëse paraqitet mendjemadh dhe krenohet me diturinë e tij, Allahu e ul atë. Nuk i ka hije atij të vepron kështu, po nga përsosmëria e trurit të tij është të thotë për atë që nuk e di, se nuk e di. Ai duhet të jetë i kujdesshëm me pacientin, të sillet me respekt dhe ta përkrah dhe ta ngushëllon dhe ta përgëzon. Mos të harron mjeku musliman se ai është në shërbim të muslimanëve dhe të fesë së tij dhe se me ketë vepër i afrohet Zotit të tij. Pra le ta shfrytëzon këtë profesion që t’i mediton begatitë e Allahut dhe le të jetë thirrës në fenë e Tij.

Gjynahet i mbyllin dyert e njohjes dhe diturisë! Islami e ndaloi të vetmuarit me gruan që nuk e ke mahrem për ta kontrolluar atë. Detyrë e çdo muslimanit është që të vepron me sheriat në çdo vend dhe çdo sferë. Përzierja e ndaluar, meshkuj me femra, dobëson përfitimin shkencor dhe e largon bereqetin e shërimit dhe është një nga shkaqet që e largon njeriun nga Allahu. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nuk kam lënë sprovë më të madhe pas vdekjes sime për burrat e umetit, se sa gratë!”.

O ju musliman, nga përqendrimi dhe nga përsosmëria është durimi dhe të kënaqurit me caktimin e Allahut. O ti i sëmurë, ki durim dhe bëhu i kënaqur me caktimet e Allahut, se kështu i afrohesh më shumë Atij dhe fiton shpërblime të shumta dhe shërimi do të vjen më shpejt: “nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit”. Nahl 126.

Të ankuarit nga sëmundja nuk e largon atë, po vetëm se e shton atë. Nëse goditesh nga sëmundja, falënderoje Allahun që nuk të ka sprovuar me më shumë se sa ajo, dhe drejtoju Atij në vetmi dhe përmende shumë për të gjitha mirësitë dhe ki durim. Sa keq është të jesh nevojtar në vështirësi, e mëkatar në rehati!! Le të jetë kjo sëmundje shkak i pendimi tënd dhe le të jetë shkak i drejtimit tënd kah Allahu dhe merr mësime nga kjo sprovë. Dynjaja është e tillë, një ditë mirë, e një ditë i sëmurë e me sprova. Mos lejo që shejtani mendimet t’i ndryshon dhe të zemëron me caktimet e Allahut, po ti, bëhu i durueshëm dhe rikujtoji shpërblimet, dhe se Allahu është Ai që shëron dhe mëshiron, dhe ankesat i dëgjon, dhe lutjeve i përgjigjet.

SHEJH ABDULMUHSIN EL KASIM

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Falja e Namazit

Falja e Namazit

Rëndësia e këtij obligimi islam në veçanti theksohet në më se njëqind ajete kur’anore, sepse namazi është vërtetim dhe manifestim i besimit të vërtetë – imanit.

Përgatitja për namaz

Për namaz nevoiten disa përgatitje, të cilat përbëhen nga këto kushte:

1.trupi, petku dhe vendi ku do të falet të jetë i pastër,
2.të merret abdest (sipas nevojës të lahet, ose nëse kjo nuk është e mundhsme, të merret tejmmum),
3.të vishet sipas rregullit,
4.të falet në kohë,
5.të kthehet kah kibla,
6.të bëhet nijet.
Përbërja e namazit

Namazi përbëhet nga këto pjesë apo rukne:

1. iftitah – tekbir, tekbiri fillestar (All-llahu ekber),

2. kijam, qëndrimi në këmbë,

3. kiraet, lëximi i Kur’anit në namaz,

4. ruku, përkulja në namaz,

5. suxhud, lëshimi i fëtyrës përtoke në namaz,

6. teshehhud, ulja në namaz.

Falja e namazit

Me të hyrë në namaz, bëjmë nijetin dhe duke i ngritur duart lart, shqiptojmë:

All-llahu ekber ( All-llahu është më i Madhi),

(Që do të thotë: i ngre duart nga kjo botë dhe i kthehemi All-llahut, të Vërtetës dhe Madhërisë më të madhe).

Lidhja e duarve në kijam do të thotë: e lidh zemrën dhe mendimet e mia vetëm për All-llahun xh.sh.

Në rekatin e parë lexojmë:

Subhanekell-llahumme ve bi hamdike ve tebarekesmuke ve te’ala xheddukem ve la ilahe gajruke.

(Që do të thotë: Lavdërimi të qoftë Ty, o Zoti im. Ty të takon çdo falënderim. I lartësuar është emri Yt, e paarritshme është madhëria Jote. Pos Teje s’ka zot tjetër).

Pastaj lexojmë:

E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

(Që do të thotë: Kërkoj mbështetje te Zoti kundër djallit të mallkuar. Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit).

El-hamdu lil-lahi rabbil-alemin
Er-rahmanir-rahim
Maliki jevmiddin
Ijjake na’budu ve ijjake neste’in
Ihdinessiratal-mustekim
Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim veleddal – lin

Që do të thotë:

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Sunduesit të ditës së Gjykimit
Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
Udhëzona në rrugën e drejtë,
Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!Amin

Pas Fatihasë ( e cila lexohet në secilin rekat), në dy rekatet e para të namazeve farz, e të atyre sunnet në secilin rekat, lexohet nga një sure apo disa ajete.

Pastaj duke shprehur tekbirin – All-llahu ekber, shkohet në ruku’, ku tri herë thuhet:

Subhane rabbijel-adhim,

(Lavdërimi të takon Ty, o Zoti im i madh) e pastaj duke u drejtuar thuhet:

Semi’all-llahu limen hemideh , (E dëgjon All-llahu atë që e falënderon),

Rabbena lekel-hamd , (Falënderimi të qoftë Ty, o Zoti ynë!).

Pastaj me tekbir – All-llahu ekber, lëshohet në sexhde, ku në dy sexhde të njëpasnjëshme, të ndara me tekbir, tri herë lexohet:

Besmelja,
Fatihaja dhe
Një sure, një ajet i gjatë ose disa të shkurtër,
E pastaj në të njëjtën mënyrë kryhet edhe ruku’i dhe sexhdeja.

Pas sexhdes së rekatit të dytë, në ulje lexojmë Ettehijjatu…

Nëse namazi është dyrekatësh (sunneti dhe farzi i sabahut, sunneti i akshamit, sunneti i fundit i drekës dhe i jacisë, farzi i xhumasë dhe namazi i bajramit), atëherë pas ettehijjatu lexohen salavatet dhe duatë.

Pastaj jepet selam, së pari në anën e djathtë, e pastaj në të majtën.

Nëse namazi është trerekatësh (farzi i akshamit dhe namazi i vitrit), ose prej katër rekatëve (sunneti dhe farzi i drekës, sunneti dhe farzi i ikindisë dhe sunneti dhe farzi i jacisë), atëherë (te farzet e drekës dhe sunneti i xhumasë) pas ettehijjatit, e te sunnetet e (tjera), pas salavateve e duave, falet edhe një rekat, gjegjësisht dy, në të cilët, nëse është farz, lexohet vetëm besmeleja dhe Fatihaja, e nëse është sunnet lexohet besmeleja, Fatihaja dhe një sure, gjegjësisht ca ajete, e pastaj në uljen e fundit (kadil-ahiren) lexohen ettehijjatu, salavatet e duatë dhe jepet selam.

DHIKRI PAS NAMAZIT

Pasi të jetë falur namazi, është e lavdërueshme të lexohet: salavat, ajetul-kursiji, tesbihët dhe duaja.

Edhe pse duaja është më mirë të lexohet arabisht, ajo mund të lexohet edhe në gjuhën tonë).

VAXHIBET – OBLIGIMET NË NAMAZ

Në çdo rekat të lexohet Fatiha,
Në dy rekatet e para të namazeve farz, e në të gjitha rekatet e namazeve tjera, të lexohet një sure ose ca ajete,
Në sexhde përveç ballit duhet vënë edhe hundën, në mënyrë që të ndjehet fortësia e tokës,
Në dy rekatet e para të namazeve të natës, të xhumasë e të Bajramit, imami të lexojë Kur’anin në zë, ndërkaq muktediu ta ndjekë duke heshtur,
Të lexohet ettehijjatu në të dyja uljet,
Në uljen e parë të namazeve farz si dhe në sunnetet e drekës e të xhumasë pas ettehijjatu të mos lexohen salavatet.
Në farzin e drekës e të ikindisë imami të lexojë Kur’an në vete, ndërsa muktediu ta ndjekë duke heshtur,
Në namazin e vitrit, në rekatin e tretë, (pas sures) të merret tekbir dhe të lexohet duaja e kunutit,
Në namazet e bajramit, në rekatin e parë pas subhanekes, ndërsa në të dytin pas sures, të merren nga tri tekbire (duke i ngritur duart deri te veshët),
Në fund të namazit të jepet selam.
KUPTIMI I RUKNEVE TË NAMAZIT

Të gjitha ruknet e namazit – iftitah tekbiri , kijami , kiraeti , ruku’i , suxhudi dhe tesheh – hudi kanë kuptimin dhe arsyen e thellë të tyre . Kijami – qëndrimi dhe kiraeti – leximi në namaz nënkuptojnë qëndrimin para All-llahut , bisedën dhe kontaktin shpirtëror me Krijuesin dhe falënderimin në begatin e Tij të panumëruar . Kijami njëkohësisht na përkujton Ditën e Gjykimit kur njerëzit , duke qëndruar para All-llahut, do të japin llogari për veprat e tyre .

Ruku’ja – përkulja , nënkupton falenderimin ndaj Krijuesit , për të mirat që i gëzojmë dhe përulshmërin para Madhëris së Tij . Sexhdeja – lëshimi i fytyrës në tokë , është shprehje e thellë e përulshmërisë dhe e nënshtrimit ndaj All-llahut xh.sh. Në sexhde njeriu është më afër All-llahut xh.sh.

Namazet farz , vaxhib dhe sunnet

Muslimani e ka për detyrë të domosdoshme farz, që gjatë ditës e natës të falë pesë namaze, e që janë : 1. Sabuhu- katër rekate: dy sunnet dhe dy farz,

2. Dreka – dhjetë rekate : katër sunnet , katër farz dhe dy sunnet të fundit , 3. Ikindia – tetë rekate : katër sunnet dhe katër farz,

4. Akshami – pesë rekate : tre farz dhe dy sunnet dhe,

5. Jacija – trembëdhjetë rekate : katër sunnet, katër farz , dy sunnet të fundit dhe tre të vitër namazit .

Kompensimi dhe shkurtimi i namazit

Farzet e namazeve të lëshuara jemi të detyruar t’i kompensojmë , duke i falur ato . Sunneti i ikindisë dhe i jacisë ndonjëherë mund të mos falet , pra të lihet Nëse jemi udhëtarë – mysafirrë në largësi prej më se 86 km., farzet prej katër rekateve mund t’i shkurtojmë në dy rekate .

Kuptimi i namazit

Namazi , si edhe çdo dispozitë tjetër islame , ka kuptimin e tij të dyfishtë: ta nxisë njeriun në falënderimin e All-llahut xh.sh dhe në kryerjen e veprave të mira fisnike dhe ta ndalojë nga veprat dhe mendimet e këqija.

All-llahu xh.sh thotë:

“Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve);

All-llahu e di ç’punoni ju.” (El – Ankebut, 45)

“(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.” (El – Haxhxh, 41)

Muhammedi alejhisselam namazin e ka krahasuar me lumin andaj ka thënë: “Ç’mendoni, sikur ndokush prej jush të kishte një lum para dyerve, e të lahej në të për çdo ditë nga pesë herë…? Kështu ndodh edhe me pesë namazet gjatë ditës e natës. All-llahu me to i shlyen mëkatet e mu’minit”.

Njeriu që rregullisht e fal namazin, duke qenë i vetëdijshëm për qëllimin dhe përmbajtjen e tij, patjetër të jetë i pastër shpirtërisht dhe moralisht. Ai që vazhdimisht mendon në Zotin, mendon edhe në veprat e mira e të ndershme. Një njeri i tillë është më tepër qenie shpirtërore sesa fizike. Ai është i zbukuruar me virtytet më të mira. Për të tillët All-llahu xh.sh. thotë:

“O ti shpirt i bindur plotësisht!
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
Hyn në turmën e robërve të Mi!
Dhe hyn në Xhennetin Tim!” (El Fexhër, 27-30)

Namazi është qetësi shpirtërore. Ndërkaq shpirtërisht i qetë mund të jetë vetëm mu’mini i cili nuk mburret e nuk krenohet me të mirat e kësaj bote, duke e ditur se ato janë mëshirë dhe provë e Zotit.

Namazi për mu’minin është dritë e cila ia shëndrit rrugët e së vërtetës dhe e shpie në lumturi në të dyja botërat. Ai është dëshmi e besimit të sinqertë dhe e cilësive të larta morale të besimtarit.

Muhammedi alejhisselam thotë:

“Gëzimi im më i madh është në namaz”.
“Atë që namazi nuk e largon nga punët e këqija, ai edhe më tepër e largon nga mëshira e Zotit”.

Mospërfillja e namazit

Namazi i disave vetëm nga pamja e jashtme është namaz. Mendimet e tyre rëndom janë të drejtuara në gjëra dhe sende të tjera. Ata konsiderojnë se namazi është vetëm “borxh ndaj All-llahut”, të cilin gjithsesi duhet ta paguajnë. Falja e këtillë e namazit është e paqëllimtë dhe e pakuptimtë. Në Kur’an për këtë thuhet:

“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (E-Ma’un, 4-5)

Ndërsa Pejgamberi i All-llahut na e tërheq vërejtjen duke na thënë se prej namazit do të pranohet, aq sa kemi qenë të pranishëm me mend në të

Lëshimi i namazit

Lëshimi – mosfalja e namazit paraqet mëkat të rëndë dhe mospërkulje ndaj All-llahut xh.sh. Kur’ani këtë e përshkruan me këto fjalë:

“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).” (Merjem, 59)

Duke folur për këtë Pejgamberi alejhisselam ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën njeriu do të përgjigjet në ditën e Gjykimit është namazi, e nëse ai është i mirë, të mira do të jenë edhe veprat e tjera, e nëse ai është iI keq, të këqija do të jenë edhe veprat tjera”.

I Dërguari i Zotit po ashtu ka thënë: “Nuk ka fe ai që s’është i besës, as namaz pa pastërti, as fe pa namaz. Namazi për fenë është ajo që për trupin është koka”.

“Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë – shirkut dhe mosbesimit është lëshimi i namazit”.

NAMAZI DHE TË RINJTË

Për fadiletet – vlerat e mëdha të namazit, Muhammedi alejhisselam i ka urdhëruar të gjitha gjeneratat e muslimanëve, deri në Ditën e Gjykimit, që namazin ta konsiderojnë detyrë të vetën parësore dhe t’i mësojnë fëmijët e tyre që nga mosha shtatë vjeqare ta kryejnë rregullisht këtë detyrë të madhe islame, ndaj ka thënë:

“Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin kur t’i mbushin shtatë vjet, e kur t’i mbushin dhjetë, atëherë nëse këtë e refuzojnë, bëhuni edhe të ashpër”.

Namazi i përbashkët dhe vetëm

Për namazin me xhemat Muhammedi alejhisselam thotë: “se është më i mirë tek All-llahu xh.sh për njëzet e pesë shkallë nga namazi i falur vetmas”.

Namazi në xhemat e zhvillon ndenjën e vëllazërisë, dashurisë dhe afrimit të ndërsjellë.

Muslimanët duhet të ndjehen si anëtarë të një familje, gjë që më së miri arrihet nëpërmjet namazit të përbashkët. Namazi i përbashkët mund të falet edhe në rrethin familjar, e mund të falin edhe vetëm dy anëtarë, p.sh. burri dhe gruaja etj.

Namazi i xhumasë është namaz i domosdoshëm javor, i cili falet bashkërisht të premteve në kohën e drekës. Namazin e xhumasë, në vend të drekës mund ta falin edhe gratë. Kjo në veqanti është e preferueshme për shkak të dëgjimit të hutbes dhe përcjelljes së porosive të saj te anëtarët e tjerë të familjes.

Namazi i xhumasë ka dhjetë rekate: Katër sunnet, dy farz dhe katër sunnet.

Namazi i xhenazes , i falet muslimanit dhe muslimanes së vdekur. Ai është farzi kifaje, do të thotë, detyrë e përbashkët e të gjithë muslimanëve të xhematit përkatës.

Namazi Bajramit është vaxhib për meshkujt. Falet dy herë në vit, në Bajramin e Ramazanit dhe në Bajramin e Kurbanit. Ka dy rekate.

Namazin e xhumasë, të xhumasë dhe të bajramit për borxh e kanë ta falin vetëm, meshkujt.

Gratë dhe xhemati

Parimisht, të gjitha detyrat islame janë të obliguar t’i kryejnë edhe meshkujt edhe femrat. Kështu edhe gratë mund të shkojnë në xhemat dhe meshkujt nuk kanë të drejtë t’i ndalojnë. Muhammedi alejhisselam thotë:

“Mos i ndaloni robëreshat e All-llahut të mos shkojnë në xhami”.

Ato nuk mund të hyjnë në xhami dhe të falen vetëm gjatë kohës së hajdit dhe nifasit (menstruacionit dhe lehonisë).

Higjena e namazit

Higjena e namazit ndahet në fizike dhe shpirtërore. Higjena fizike përbëhet nga larja dhe pastrami I tërë trupit , ose vetëm nga marrja e abdestit – larjes së gojës, hundës, fëtyrës, duarve deri të bërrylat, prekjes së kokës, qafës dhe veshëve (mes’h), larjes së këmbëve deri mbi nyjet. Po nuk ruhet abdesti i mëparshëm, duhet të merret abdest për çdo namaz.

ABDESI

Nje nga obligimet e Faljes, per besimtarin eshte abdesi, apo pastrimi i pjesshem.

Si te marrim abdes?

Pasi qe te vendosim per te marre abdes themi Bismilahi-Rrahmani-Rrahim.

Me pas:

Lajme duart rreth shuplakes tre here duke ferkuar mire deri ne kyçe.

shperlajme gojen dhe hundet tre here

pastrojme fytyren gjithashtu tre here (pastrimi te jete i plote, deri poshte gushes)

pastrojme dy duart gjithashtu deri ne pjesen e siperme te berrylit duke filluar prej te djathtes.

Te njejten gje bejme dhe me doren e majte

me dore te lagur lagim pjesen e siperme te kokes .

me duar te lagura i pastrojme veshet.Pastrimin e vesheve e bejme duke prekur me gishtin tregues brendine e tyre e me te madhin pjesen e jashtme te vesheve.

Pastaj pastrojme dy kembet deri mbi kyce duke pasur kujdes qe te mos leme asnje pjese pa lagur (fillojme me te djathten dhe me pas te majten).

Pas larjes themi Elhamdulilah (Falenderimi i qofte Allahut).

——————————————————————————

Uji me te cilin merret abdes (disa sqarime).

– Duhet te jete i paster.

– Nuk lejohet qe te merret abdes me uje te ndotur.

– Nuk lejohet te merret abdes me uje ne te cilin ka pire derri apo kane ndotur kafshet.

– Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve qe uji qarkollon eshte I LEJUAR.

– Uji eshte i lejuar kur nuk vjen ere (ndotjeje), eshte pa ngjyre (dmth nuk ka pisllek ne te).

——————————————————————————–

Cfare e prish Abdesin?

– Abdesi prishet kur njeriu fle në gjume.

– Kryen nevojave personale .

– Nxjerrja e gazrave.

– Ngrenia e mishit te deves.

Me pastrimin e domosdoshëm për namaz nënkuptohet pastrimi i tërë trupit, rrobave dhe vendit ku do të falemi.

Namazi dhe higjena e përgjithshme është detyrë e domosdoshme fetare e urdhëruar me Kur’an dhe Hadith. All-llahu xh.sh. thotë:

“Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (El Bekare, 222)

Secila dispozitë islame krahas domethënies së saj të jashtme, ka edhe kuptimin dhe përmbajtjen e saj të brendshme. Kështu edhe abdesti, përveq pastërtisë fizike, ka edhe atë morale – shpirtërore. Kjo është larja simbolike nga mëkatet, nga mendimet dhe qëllimet e irituara. Në këtë qëndron kuptimi bazor i tij. All-llahu xh.sh thotë:

“Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (El -Isra’, 36)

Muhammedi alejhisselam thotë: “Sytë bëjnë zina – kurvëri me të parët epshor, veshët me të dëgjuarit, duart me të prekurit, ndërsa këmbët me të ecurit”.

Për këtë shkak Pejgamberi, kur një ashab i tij e luti t’ia lexojë një dua që do të përfshinte çdo gjë, e mori dorën e tij dhe në frymën e ajetit të mësipërm lexoi: “Thuaj: të lutem, o Zot më ruaj nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe përgjithsisht nga e keqja që rrjedh nga unë”.

Abdesti është akt devotshmërie nëpërmjet të cilit muslimani përgatitet për një akt tjetër më të lartë – namazin, në mënyrë që të dëlirë shpirtin e tij nga të këqijat, dhe kështu i pastruar, me anë të ekstazës shpirtërore, t’i afrohet Krijuesit të vet – All-llahut xh.sh.

Kuptimi shëndetësor i namazit

Qëllimi parësor i namazit është që ta zhvillojë fuqinë shpirtërore të njeriut. Megjithatë në namaz as trupi nuk është lënë pasdore. Disa lëvizje të namazit, krahas domethënies së tyre shpirtërore, kanë edhe kuptimin e vet fizik. Këto lëvizje, edhe pse simbolike, shpiejnë në forcimit e trupit dhe në krijimin e baraspeshës psiko-fizike.

Vendet e faljes

Namazi nuk është i lidhur ekzkluzivisht për xhaminë. Muslimani mund të falet kudo: në shtëpi, në livadh, në auto, në aeroplan, në tren, në anije etj. Ndaj, shtëpia e muslimanit njëkohësisht është edhe xhami.

Qëndrimi ndaj namazit

Qëndrimi I sotëm I muslimanëve ndaj namazit është gati I mjerueshëm. Shumica nuk e përfillin këtë detyrë islame nga përtacia djhe moskujdesi. Një numër falet shumë rralë – vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe bajrameve, ndërsa të tjerët mendojnë se mund t’I afrohen Zotit edhe në mënyra të tjera.

Shqetësues është edhe fakti se shumë prindër, të cilët përkohësisht ose rregullisht I çojnë fëmijët e tyre në mësim-besimin fetar, vetë ata nuk e falin namazin, po as që I praktikojnë obligimet e tjera islame dhe kështu me shembullin e tyre personal ndikojnë negativisht në familjet e veta, në edukimin dhe sjelljen e tyre.

Porosia e All-llahut në këtë drejtim është shumë e qartë:

“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”. (Gafir, 60)

Dhe me të vërtetë nëse njeriu nuk është i gatshëm që gjatë natës dhe ditës t’i sakrifikojë disa çaste në emër të All-llahut xh.sh., kjo atëherë pra është shenjë e sigurtë e mosbesimit – kufrit.

Muhammedi alejhisselam thotë: “Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë – mosbesimit është lëshimi i namazit”.

Namazi në esencë është metodë e edukimit islam, i cili në zemrën e besimtarit mbjell të vërtetën dhe formon ndenjën e kontrollit dhe të pranisë së All-llahut xh.sh.

Studimi i fundit i mjeksisë gjermane rreth agjërimit

Studimi i fundit i mjeksisë gjermane rreth agjërimit

Studimet e fundit gjermane në fushën e mjeksisë tregojnë se, agjërimi i përseritur e aktivizon trurin dhe e mbron atë nga gjakderdhja e mbrëndshme.
Studimet tjera thonë se agjërimi konverton toksinat e trupit në energji.
Këta studiues kanë zbuluar pas një studimi tre vjeçarë se, ndalimi nga ushqimi dhe pijet për një periudhë prej 10 deri 12 orë gjatë ditës e detyron trupin të vihet në kërkim të burimeve të energjis së trupit,dhe nuk gjën,përveç se gjen yndyrëra toksike të depozituara në brendësi të trupit dhe i shëndërron ato në energji për ushtrimin e funksioneve të tij./kohaislame