( E plotësuar) Me gjysmë orë vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i raportit për Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2015.

Xhevahire Izmaku në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së tha se menaxhmenti i RTK-së ka dhënë një raport më pozitiv sesa vitet e kaluara.

Ndërkaq, deputetja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi ka kërkuar nga deputetët që mos të miratohet raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2015.

Kadaj-Bujupi tha se prej se është privatizuar KEDS-i përveç që po paguajnë shtrenjtë , investimet kanë stagnuar dhe ka furnizim jo të rregullt me energji elektrike.

“Në mungesë të investimeve shumë herë obligohet komuna të investojë në rrjet. KEDS-it, përveç që i është fal ndërmarrja po abuzon në vazhdimësi duke filluar nga mos furnizimi me energji elektrike, e deri tek abuzimi duke rreziku jetërat e njerëzve”.

Ajo prezantoi fakte për siç tha  shkelje të rënda që kanë ndodhur në muajt e fundit.

“Gangsterë të KEDS-it luajnë me jetërat e fëmijëve tanë dhe nuk japin asnjë llogari. Instalimi i njehësorëve dhe rasti po heshtet. A nuk është krim që rreth 10 milionë euro që harxhon veriu të kalkulohen në faturat tona. Sa herë duhet qytetarët të paguajnë rrymën. Asgjë nga këto nuk gjenden në raportin e ZRRE-së. Bëj thirrje që të mos votohet ky raport, pasi që me votimin e këtij raporti, Kuvendi po legjitimon një krim”, tha Kadaj-Bujupi.

Raporti i ZRRE-së është duke u shqyrtuar në seancën e Kuvendit të Kosovës. Atë e ka prezantuar deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa. /RTKlive.com