Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu), i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i frikësohej Allahut. Njëherë, kur po merrej me punën e tij të zakonshme, përpara i doli një hajdut i armatosur, që i tha ‘Lëre këtu gjithçka që ke me vete, sepse do të të vras!’ Aba Mi’laku i tha: ‘Me paratë bëj ç’të duash, por me jetën time çfarë kërkon?”

Burri i armatosur iu përgjigj: ‘Paratë janë të miat, por dua edhe jetën tënde!’

Aba Mi’laku tha: “Nëse është kështu puna, më lër të paktën të fal katër rekate namaz!”

Burri i tha: “Falu sa të duash.”

Kështu, Aba Mi’laku mori abdes e më pas fali namazin. Në sexhden e fundit, ai bëri një dua’ me këto fjalë ‘O i Dashur! O Zot i Arshit krenar! O Ti që bën atë që dëshiron! Të lutem, me krenarinë Tënde të pafund, me pronën Tënde të pashtershme, me dritën Tënde që mbush Arshin, më largo nga e keqja e këtij hajduti! O Ti, prej të Cilit kërkojmë ndihmë! Më ndihmo!’ Ai e përsëriti këtë dua’ tri herë. Papritur, aty erdhi një kalorës i cili kishte një shtizë të vendosur midis veshëve të kalit të tij. Sapo e pa, hajduti rendi ne drejtim të tij, por kalorësi e vrau. Më pas, ky i fundit u drejtua drejt Aba Mi’lakut dhe i tha: “Ngrihu!”

Aba Mi’laku e pyeti:

“Kush je ti, të paça në vend të nënës dhe babait?! Allahu më ka ndihmuar sot me ty!” Kalorësi u përgjigj: “Unë jam një engjëll nga qielli i katërt. Kur bëre dua’në e parë, dëgjova zhurmën e dyerve të qiellit.

Pasi bëre dua’në e tretë, m’u tha “Kjo është dua’ja e një njeriu që është në vështirësi.” Kështu, iu luta Allahut të ma ngarkonte mua vrasjen e tij (hajdutit).” El-Hasani thotë: “Atij që merr abdes, fal katër rekate e më pas bën këtë dua’ do t’i vijë patjetër përgjigja, qoftë hallexhi ose jo.”

Lexo me shume nga kjo kategori…

Gjitha Xhamiat ne Gjermani

Gjitha Xhamiat ne Gjermani

Xhamia Ardhmeria ne Iserlohn Albanischer KulturzentrumArdhmeria IserlohnStahlschmiedestr. 458636 IserlohnTelefon: +49152 53581168 => Google Maps Karte Islamische-Albanisches Kulturzentrum Kleiner Pulvertlich 17-2120099 Hamburg Tel.: 040-241472Fax: 040-240401 Imam:...

mehr lesen
Zekati dhe grupet të cilëve u takon ai

Zekati dhe grupet të cilëve u takon ai

Tema që do ta trajtohet në këtë punim seminarik është: „ Grupe të njerëzve të cilëve u takon zekati “. Çështja e zeqatit në trojet tona është një ndër problemet më të medha, është obligimi i cili më së paku praktikohet në trojet tona duke harruar se zekati është në...

mehr lesen
Profeti Muhamed – Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed – Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij, Abdullahu, ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte. Nëna Emine jetoi derisa ai u bë...

mehr lesen